Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...

Që nga fillimi i vitit, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 70 raketa nga të gjitha llojet.
23 raketat me rreze të shkurtër veprimi të hedhura së fundmi, synonin të trembnin koreano-jugorët. Por në fillim, Kim Jong-un ekspozoi gamën e plotë të arsenalit: bomba me rreze të mesme, si ajo që fluturoi mbi Japoni më 4 tetor, dhe që alarmoi popullatën atje.
Ato janë raketa hipersonike që mund të manovrohen gjatë fluturimit. Në muajin mars, Kim publikoi pamjet e lëshimit të një rakete ndërkontinentale, Hwasong-17, e cila është teorikisht i aftë të mbërrijë deri në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Po ashtu propaganda e regjimit tregoi gjurmët e raketave të lëshuara nga një tren, një teknikë që rrit lëvizshmërinë dhe mundësinë e fshehjes në tunelet hekurudhore të pajisjeve të lëshimit. Më 10 tetor, Pheniani njoftoi se një raketë u lëshua me sukses nga një nëndetëse nga një liqen artificial.
1. Cila do të jetë lëvizja e radhës e Kim?
Një test bërthamor nëntokësor duket tashmë i pashmangshëm. Do të jetë i shtati në garën e Koresë së Veriut për armën më të fuqishme të shkatërrimit në masë. Testi i fundit, i kryer në një tunel në shtatorin e vitit 2017 me një bombë hidrogjeni, shkaktoi një tërmet mbi 6 ballë të shkallës Rihter.
Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden, që për muaj me radhë ka injoruar qëllimisht sfidën e Kim, deklaroi javën e kaluar se është e gatshme të marrë çdo lloj “kundërmase afatmesme dhe afatgjatë, për të rregulluar qasjen tonë ushtarake”. Por tani Koreja e Veriut është de fakto një fuqi bërthamore, dhe duhet trajtuar me kujdes.
2. Çfarë dëshiron ende të provojë Kim dhe pse?
Në janarin e vitit 2021, ai urdhëroi zhvillimin e armëve taktike bërthamore për përdorim në fushën e betejës së Koresë së Jugut dhe të raketave me rreze të shkurtër veprimi për t’i çuar ato në objektiv, përmes karburantit të ngurtë, në mënyrë që të zvogëlohet koha e përgatitjes për lëshim. Testet e këtij viti tregojnë se arsenali në fjalë është përgatitur.
3. Pse ky numër rekord lëshimesh?
Këto lëshime nuk janë më thjesht provokime për të mbajtur lart tensionin. Sipas analistëve ushtarakë, ato po përdoren për të trajnuar gjuajtësit e saj për përdorim real në rastin e një lufte. Kim deklaroi se doktrina bërthamore ka ndryshuar: Tani ai është gati për një “goditje të parë”, pra për përdorimin parandalues të tyre në rastin e një rreziku për regjimin.
4. A dëshiron Kim të tërheqë vëmendjen e Bajden për të negociuar?
Gjatë muajve të fundit, Koreja e Veriut ka qenë e gatshme për t`i shpërfillur Shtetet e Bashkuara, që janë përkushtuar të mbrojnë Ukrainën, duke u përpjekur ta dekurajojnë Kinën nga planet e saj për marrjen me forcë të Tajvanit. Sigurisht Xho Bajden nuk dëshiron dhe nuk mund të menaxhojë një front të dytë dhe të tretë në Azi përveç atij evropian të hapur nga Rusia. Pra, për të tërhequr vëmendjen dhe për të fituar avantazhe në negociata, Kim ka nevojë për diçka spektakolare (siç është fluturimi i raketave mbi Japoni) dhe aq të tmerrshme sa është një shpërthim bërthamor.
5. Pse po kërcënon kryesisht Seulin?
Andrei Lankov, një rus i diplomuar në Phenian dhe që sot jeton në Seul, dhe që cilësohet si njohësi më i madh i çështjeve strategjike të Koresë së Veriut, deklaroi për televizionin koreanojugor “NK News”: “Programi bërthamor i Phenianit ishte në fillim thjesht mbrojtës. Familja Kim kishte frikë, dhe me të drejtë, se pa armë bërthamore regjimi do të përmbysej dhe ata do të humbnin gjithçka, madje edhe jetën e tyre” (kujtoni pak fatin e Sadamit në Irak dhe i Gadafit në Libi).
“Por në këtë fazë, nga pikëpamja mbrojtëse parandaluese, zgjerimi i mëtejshëm i arsenalit nuk ka më kuptim”- thekson ai. Dhe kjo do të ishte ajo që teknikët ushtarakë e quajtur “overkill”, pra një kapacitet shkatërrues që e tejkalon domosdoshmërinë dhe shpërdoron burimet. “Kjo më nxit të besoj se ëndrra e tij përfundimtare është të ushtrojë kontroll psikologjik mbi Korenë e Jugut duke e shantazhuar me armë bërthamore taktike”- përfundon profesor Lankov.
6. A nevojitet ende vendosja e sanksioneve ndërkombëtare?
Ekonomia e Koresë së Veriut është asfiksuar nga embargoja e OKB-së, edhe pse Kina dhe Rusia po e shkelin ndoshta atë dhe nuk janë të gatshme të mbështesin një valë të re sanksionesh në Këshillin e Sigurimit. Diplomatët e Putinit dhe Xi Jinping përsërisin se sanksionet vetëm sa po e bëjnë popullatën që të vuajë.
Për më tepër nuk duket se Kim shqetësohet nga kjo. “Ne do t’i durojmë ata edhe për 100 vjet të tjera, por nuk do të heqim dorë kurrë nga arsenali ynë bërthamor”- deklaroi ai në fillim të tetorit. Një kërcënim gjithnjë e më konkret dhe i pashmangshëm, është shansi i vetëm i Kim për ta detyruar Seulin (dhe ndoshta Uashingtonin) të bëjë lëshime, duke u mbështetur tek Moska dhe Pekini.
Kjo është në fakt strategjia klasike e Phenianit (e përdorur me një lloj rezultati meshumë presidentë amerikanë, dhe jo vetëm me Donald Trump), dhe e përshtatur sipas paqëndrueshmërisë së re në skenën ndërkombëtare. Dhe tani është më e rrezikshme. Fatkeqësisht, sipas analistëve Shtetet e Bashkuara tani mund të negociojnë vetëm një planpër të kufizuar arsenalin bërthamor të Phenianit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mungesa e çfarëdolloj përpjekjeje serioze për t’i dhënë fu...
Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e ve...
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha të premt...
Bie erë buke e sapopjekur, strudeleje me arra, ëmbëlsirash...
Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish-siguri...
Ditën e zgjedhjeve, më shumë se 80 milionë amerikanë d...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë t...
Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bar...
Zyrtarë të lartë amerikanë, që merren me sigurinë e zg...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj...
Në Pakistan janë mbajtur protesta mbarëkombëtare nga m...
Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që ...
Qeveria polake do të vendosë një gardh përgjatë kufirit me...
FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besues...
Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me ar...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...