Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët. Sipas tij, kjo është e mundur që të arrihet.
“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.
Gjatë një adresimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.
“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai, sipas një njoftimi për media. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë udhëtuan në Bruksel më herët këtë muaj, por ata nuk mbajtën takim të përbashkët, për shkak të mospajtimeve rreth temave që do të duhej t’i shtjellonin.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, për shkak të mospajtimeve të dukshme.
Duke folur për situatën e sigurisë, Ulutash tha se KFOR-i ka punuar me të gjitha komunitetet për t’iu ofruar mjedis të sigurt. Ai tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.
“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.
Së fundi, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një sërë vendimesh të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të shtetit – të banuar me shumicë serbe – që Qeveria e Kosovës thotë se i ka ndërmarrë për të vendosur sundimin e ligjit. Faktori ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
KFOR-i disa herë kohëve të fundit ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal./ Rel
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jo...
Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofen...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martë...
Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dhurojnë një milion do...
Izraeli bombardoi sërish objektivat e militantëve të Hezbo...
Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 ...
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashk...
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e ty...
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...
Sot shënohet një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë t...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pranon të plotëso...
Të paktën 492 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmev...
Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inte...
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Orga...
I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump...
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e ...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon...
Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...