Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Izraeli bombardoi sërish objektivat e militantëve të Hezbollahut në Liban të martën, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet ajrore që prej së hënës arriti në 564 dhe numri i të plagosurve në 1,835 vetë.
Në total, Izraeli tha se goditi 1,500 objektiva. Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë se 50 fëmijë ishin vrarë nga sulmet, si edhe paktën 94 gra.
Ushtria izraelite tha se sulmet e saj të martën goditën dhjetëra objektiva të Hezbollahut, mes tyre militantë të përfshirë në lëshimin e raketave në veri të Izraelit.
Izraeli tha se një nga sulmet e tij në periferitë jugore të Bejrutit u vra Ibrahim Muhammad Qubaisi, i identifikuar nga Izraeli si një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut që mbikëqyrte sistemet raketore të grupit.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se ishte "e indinjuar dhe thellësisht e pikëlluar" nga sulmet e tjera izraelite që lane të vrarë dy punonjës të saj.
Ndërkohë, sipas zëvendëskëshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden janë të angazhuar në bisedime me aleatët për të ndihmuar në shtensionimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
“Po punojmë në kohë reale këtu në Nju Jork dhe nëpër kryeqytetet e botës”, deklaroi zoti Finer. “Nuk mund t’i bëjmë publike të gjitha detajet e këtyre bisedimeve të ndjeshme, por duam që konflikti të mos përshkallëzohet”.
Zoti Finer iu shmang pyetjeve nëse luftimet tashmë janë shndërruar në luftë të hapur me Libanin, për të cilën Shtetet e Bashkuara i bën trysni që ta shmangte ndërkohë që vazhdon konfliktin njëvjeçar në Gazë. Por ai tha se një “luftë e madhe, një luftë më e gjerë” nuk është në interesin e Izraelit e as të Libanit.
Mijëra njerëz u larguan nga pjesa jugore e Libanit në kërkim të një vendi më të sigurtë, në drejtim të Bejrutit, në dyndjen e parë të këtyre përmasave që nga lufta e vitit 2006 ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Në Bejrut dhe qytetin bregdetar Sidon, familjet e zhvendosura fjetën në qendra strehimi të improvizuara në objekte shkollore. Hotelet janë mbushur përtej kapacitetit dhe çmimet e dhomave shkuan përtej buxhetit të shumë familjeve, duke i detyruar ata që nuk gjetën strehim të flenë në vetura, parqe dhe përgjatë detit.
Ushtria e Izraelit tha se do të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të larguar Hezbollahun nga kufiri i Libanit me Izraelin. Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Të hënën Izraeli filloi të bombardojë pjesët jugore dhe lindore të Libanit.
“Hezbollahu i sotëm nuk është Hezbollahu i para një jave. Goditjet ndaj qendrës së komandës dhe të kontrollit, ndaj pjesëtarëve të saj, ndaj armëve – të gjitha ishin goditje shumë serioze”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Hezbollahu hodhi rreth 100 raketa në drejtim të Izraelit të martën, sipas ushtrisë izraelite./VOA
Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 ...
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashk...
Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e ty...
Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe ...
Sot shënohet një vit nga sulmi terrorist serb në Banjskë t...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pranon të plotëso...
Të paktën 492 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmev...
Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inte...
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Orga...
I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump...
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e ...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon...
Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ...
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të ci...
Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimi...
Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë...
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...