
Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinezëve rrezikon ta çojë rajonin në “humnerën” e një konflikti më të gjerë.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka thënë se bllokimi i ndihmave humanitare në Gaza nga ana e Izraelit, dhe urdhri për t’u larguar nga shtëpitë, është shkelje “flagrante” e ligjit ndërkombëtar.
Izraeli i ka dhënë urdhër të gjithë popullsisë së Rripit të Gazës në pjesën veriore që të largohet nga ajo zonë për në jug, para se të nisë një ofensivë eventuale tokësore për t’i luftuar militantët e Hamasit.
Izraeli ka thënë se do t’i mbajë të hapura dy rrugë deri në orën 16:00 (sipas kohës lokale) të së shtunës për të mundësuar largimin e njerëzve.
Deklaratat e Safadit kanë qenë më të ashprat prej Jordanisë, prej shpërthimit të konfliktit një javë më parë, si pasojë e nisjes së sulmeve të befasishme të Hamasit në Izrael.
Sipas tij, vazhdimi i luftës rrezikon përhapjen e konfliktit edhe në fronte tjera, pasi “dhuna do të rezultojë me më shumë shkatërrim”.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë të Izraelit kanë ofruar mbështetje të fuqishme për luftën ndaj Hamasit, mirëpo shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se ushtria izraelite duhet t’iu japë më shumë kohë njerëzve që të largohen prej Gazës.
Familjet në Gazë janë përballur me dilema të mëdha nëse duhet të qëndrojnë apo të ikin nga shtëpitë e tyre, pasi situatë e sigurt nuk është askund.
Aktualisht banorët në Gazë nuk kanë qasje në ujë, ushqim dhe ilaçe, me vendim të autoriteteve izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë të premten se 1.900 persona janë vrarë në këtë territor.
Si pasojë e sulmeve të Hamasit janë vrarë 1.300 izraelitë, shumica prej të cilëve civilë, dhe 1.500 militantë të Hamasit janë vrarë gjatë luftimeve, ka thënë Qeveria në Izrael./ REL
Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marr...
Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë Ali ...
Në shumë qytete në Lindjen e Mesme mijëra vetë kanë proste...
Policia e Kosovës ka nisur një operacion blic në veri të v...
Në një javë luftime Hamasi ka shkaktuar më shumë se 1300 v...
7 shqiptarë të tjerë që jetonin në Izrael janë kthyer në S...
Pavarësisht tensioneve me Pekinin, shefi i diplomacisë së ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leye...
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e ka rritur alarmi...
Gjermania po e bën më të lehtë për individët marrjen e...
Izraeli vijon sulmet e tij në Rripin e Gazës ndërkohë që O...
Portugalia ka vendosur të përshpejtojë njohjen e diplomave...
Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të prem...
Më shumë se 3300 persona kanë mbetur të vrarë nga luftimet...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Anto...
Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se ditën e so...
Drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdi...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtua...
Protestat pro Palestinës kanë vazhduar në të gjithë botën ...
Disa orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...