Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurën në disa pjesë të Rripit të Gazës. Një ditë më parë komentet e zyrtarëve izraelitë mbi zgjerimin e operacioneve ushtarake tokësore, ngjallën shqetësime në Kombet e Bashkuara, mbi fatin e popullatës civile, raporton VOA.
Të mërkurën, Izraeli kreu sulme nga toka dhe ajri në qytetin e Gazës, që shtrihet në pjesën veriore të rajonit, atje ku Izraeli përqendroi fillimisht fushatën e tij ushtarake, me qëllim eliminimin e grupit militant Hamas.
Po këtë javë, janë zhvilluar operacione edhe në pjesën qendrore të Gazës, përfshirë ato zona ku ndodhen kampe të shumta refugjatësh.
Pjesa më e madhe e popullatës së rajonit është detyruar të largohet nga shtëpitë për shkak të luftimeve. Ata janë grumbulluar në strehimore të mbingarkuara ndërsa po hasin në vështirësi për t’iu larguar atyre zonave, ku Izraeli njofton se do të kryejë sulme. Dërgesat në ndihma humanitare janë kufizuar për shkak të luftimeve, duke krijuar mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe karburant.
"Nuk ka një rrugë të shkurtër në çmontimin e një organizate terroriste", tha të martën shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi, duke iu referuar Hamasit.
Zgjerimi i luftimeve në pjesën qendrore të Gazës bëri që Kombet e Bashkuara të ngrenë alarmin të martën mbi ndikimin që sulmet izraelite kanë tek popullata civile. Më shumë se 100 palestinezë u vranë në dy ditë këtë javë.

"Forcat izraelite duhet të marrin të gjitha masat në dispozicion për të mbrojtur civilët. Paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nuk i shfajësojnë ata nga detyrimet që kanë në raport me ligjin ndërkombëtar humanitar", tha zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seif Magango.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani lidhur me rritjen e ndihmës humanitare në Gazë.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej gjithashtu se “të dy udhëheqësit diskutuan dhe mbi nevojën urgjente për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, përfshirë shtetasit amerikanë”.
Katari dhe Egjipti ndërmjetësuan armëpushimin e shkurtër dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit në fund të nëntorit. Por përpjekjet aktuale diplomatike kanë dështuar.
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se ministri izraelit për Çështjet Strategjike Ron Dermer u takua të martën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan për bisedime mbi disa çështje që lidhen me konfliktin në Gazë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Sullivan dhe zoti Dermer diskutuan mbi nevojën e kalimit në një fazë tjetër të luftës, për t'u përqendruar në goditjen e objektivave kryesore të Hamasit. Po kështu dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi planet për Gazën e pas luftës, përfshirë qeverisjen dhe sigurinë e rajonit.
Më 7 tetor, militantët e Hamasit kryen një sulm terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona, e marrë peng 240 të tjerë, nga të cilët 129 vazhdojnë të jenë në duart e grupit militant.
Si përgjigje, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin duke nisur një sulm ajror, tokësor dhe detar në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 21 mijë palestinezë, të dhëna këto të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën një ndarje mes popullatës civile dhe numrit të militantëve të vrarë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë. Disa persona ja...
Eksportet e naftës në dy vendet më të populluara të pl...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Dhomës së Av...
Një video e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lip...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Part...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet...
Politikani shumë i njohur gjerman nga radhët e Partisë...
Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke, përjetoi një rrit...
Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e Qeveris...
E humbëm "Twitter"-in dhe e fituam "X"-in. I provuam B...
Të gjithë ne i përdorim mediat sociale por se cilat aplika...
Njohësit e kafesë kanë mbajtur prej kohësh besimin se ...
Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t'i...
Gjatë vitit 2023 ka pasur shumë lajme të rreme, veçanë...
Të shijosh përvojat, të mos kesh stres për paratë dhe ...
Edhe pse në vitin 2022 shteti Sunshine u emërua shteti...
Filmi, me protagonist kryesor Jason Momoan, nuk u prit...
Muzeu Metropolitan i Artit kohët e fundit njoftoi se k...
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha pëlqim...
Nga njohuritë mbi prejardhjen tonë njerëzore dhe përpa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...