Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, teksa sulmet ajrore gjatë natës në këtë enklavë kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë më 28 dhjetor.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Ministria tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.
Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, një ditë më parë mohoi se ka hyrë në spital, megjithatë e pranoi se ka urdhëruar që njerëzit të dilnin jashtë objektit duke thënë se po kryente operacione kundër infrastrukturës së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantëve në atë zonë.
Ushtria izraelite vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi operon brenda spitalit Kamal Adwan, por nuk ka ofruar dëshmi. Zyrtarët spitalorë kanë mohuar këto pretendime të Izraelit.
Ky spital është goditur disa herë në tre muajt e fundit nga Izraeli, teksa ushtria e këtij shteti po vazhdon ofensivën në pjesën veriore të Gazës kundër Hamasit. Më herët gjatë javës, zyrtarët spitalorë thanë se nga një sulm ajror u vranë pesë pjesëtarë të stafit.
Në fushatën pothuajse 15-mujore ushtarake të Izraelit, sistemi shëndetësor i Gazës ka pësuar dëme të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bastisja në Kamal Adwan e ka “nxjerr jashtë funksionit” spitalin e fundit të madh funksional në veri të Gazës, duke thënë se “ky terror duhet të marrë fund dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet”.
Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur në një spital aty pranë ku situata “është jashtëzakonisht e vështirë”.
Lufta në Gazë nisi në tetorin e kaluar, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e fushatës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 45.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur më shumë se 108.000 të tjerë./ REL
‘ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën ...
Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative...
Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të shtunë...
Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se...
Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, ka zgjerua...
Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të m...
Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, p...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërk...
Qytetarët ukrainas po shpresojnë për një shkëmbim të të bu...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se...
NATO-ja ka thënë të premten se do ta rrisë praninë në Deti...
Shoferi që vrau 35 persona në një qendër sportive në Zhuha...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë vendosur sanksione nd...
Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit. La...
Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi”...
Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara...
Pas një lufte të gjatë me kancerin, kryeministri britanik ...
Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjell...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...