Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe zbulimit në vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës për Sigurinë Kombëtare, Jeff Seldin i hedh një vështrim të emëremrit që zoti Trump e përzgjodhi për ta drejtuar dhe reformuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI).
Ky njoftim befasoi shumë njerëz. Drejtori i FBI-së Christopher Wray u tha punonjësve të agjencisë se do të dorëhiqet, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën.
“Është rruga më e mirë për të shmangur problemet. Ajo që absolutisht nuk mund të ndryshojë, është angazhimi ynë për ta bërë gjënë e duhur, në mënyrën e duhur, çdo herë”, tha ai.
Por, ndryshimet po vijnë. Kash Patel – i përzgjedhur nga zoti Trump për ta drejtuar FBI-në para se zoti Wray të njoftonte planet për t'i dhënë fund para kohe mandatit të tij 10-vjeçar, u takua me ligjvënësit për të ndihmuar konfirmimin e tij.
44 vjeçari Patel është një ish avokat publik dhe prokuror federal, që punoi si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe në Pentagon gjatë mandatit të parë të zotit Trump.
“Mendoj se Trumpi e pëlqen atë për mendimet e tij, që përputhen me ato të Presidentit Trump, për abuzimet në Departamentin e Drejtësisë, sidomos FBI-së dhe hetimeve aty ku nuk është dashur”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise.
Diçka që zoti Patel e ka thënë hapur.
“Jam i nderuar që jam këtu, në mbështetje të Donald Trumpit. Ai është viktimë, por ne si vend jemi viktimë edhe më e madhe nga shndërrimi antikushtetues i drejtësisë në një armë”, tha ai.
Zoti Patel ka zemëruar kundërshtarët me deklaratat për mbyllje të selisë së byrosë në Uashington, reduktim të kompetencave vëzhguese të FBI-së dhe shkurtim të përmasave të operacioneve të zbulimit të agjencisë.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për asgjësimin e sistemit të ashutuquajtur ‘deep state’ dhe në librin e tij të vitit 2023 me titull ‘Gangsterët e qeverisë’ ai përmend 60 zyrtarë që nuk janë pajtuar me zotin Trump.
"Disa ndryshime ai mund t’i bëjë vetë ose pas disa ndryshimeve në personel. Por, nëse ai vërtet synon ndryshime të mëdha, duhet më shumë punë nga ekzekutivi dhe legjislativi, pra duhet më shumë kohë dhe angazhim jo vetëm nga ai”, thotë analisti Fortier.
Kash Patel, sipas zotit Trump, është njeriu i duhur që të paktën t’i nisë këto ndryshime./ VOA
Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme...
Ligjvënësit e Koresë së Jugut ngritën akuza për shkarkimin...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngr...
NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të pre...
Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia...
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha s...
Koreja e Jugut ka votuar për shkarkimin e presidentit të s...
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesn...
Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për t...
Krishti, sipas historisë së Krishtlindjes në fenë e krisht...
Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e...
Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar var...
Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me di...
Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion pë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që të përfundojnë p...
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha të mërkurën se...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...