Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të pre...

NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike nënujore dhe katër linjave të internetit. Po kështu Estonia, një vend anëtar i aleancës veri-atlantike njoftoi se kishte nisur një operacion detar për të mbrojtur një linjë paralele të energjisë elektrike.
Të enjten Finlanda ndaloi një anije që po transportonte naftë ruse, nën dyshimet se ajo shkaktoi dëmet e kabllos nënuojre të energjisë ‘Estlink 2’, që lidh Finlandën dhe Estoninë, si dhe linjat e fibrave optike. Helsinki tha se ka kërkuar mbështetjen e NATO-s.
Vendet e Detit Baltik janë në gatishmëri të lartë për akte sabotimi, pas një sërë incidentesh ndaj kabllove të energjisë, linjave të telekomit dhe tubacioneve të gazit, nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës më 2022, megjithëse pajisjet nënujore në shumë raste përballen me defekte ose aksidente.
“Kemi rënë dakord me Estoninë dhe e kemi njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se dëshira jonë është që të kemi një prani të shtuar të NATO-s", tha Presidenti finlandez Alexander Stubb në një konferencë për shtyp.
Zoti Rutte tha se ka diskutuar me zotin Stubb dhe se ka shprehur mbështetjen e tij për hetimin e udhëhequr nga Finlanda.
“NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik”, shkroi Sekretari Rutte në platformën X.
Kremlini u shpreh i shqetësuar për ndalimin nga Finlanda të anijes që transportonte naftë ruse. Në të kalurën, Moska ka mohuar përfshirjen në ndonjë incident ndaj infrastrukturës në baltik. Estonia tha se marina e saj është angazhuar për të ruajtur kabllon nënujore ‘Estlink 1’, e cila ende është funksionale.
“Nëse ka ndonjë kërcënim ndaj infrastrukturës kritike nënujore në rajonin tonë, do të ketë gjithashtu një përgjigje”, tha ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna në rrjetin X.
Zoti Tsahkna tha të enjten se dëmtimet në instalimet nënujore në rajon janë shpeshtuar, sa është e vështirë të besohet se të gjitha janë shkaktuar nga aksidentet ose mosmirëmbajtja.
Incidentet shfaqin nevojën për të përditësuar ligjin e vjetër detar, që specifikisht e bën të jashtëligjshëm dëmtimin e infrastrukturës nënujore, tha ministri i Drejtësisë së vendit për Reuters të premten.
Shkëputja e linjës ‘Estlink 2’ që ka fuqinë e 658 megavatëve ndodhi pasditën e së mërkurës, duke e lënë në funksion vetëm linjën ‘Estlink 1’ me fuqi prej vetëm 358 megavatësh, që lidh Finlandën dhe Estoninë, kanë thënë operatorët e rrjetit të energjisë elektrike të vendit.
Hetuesit finlandezë besojnë se anija e sekuestruar - një anije e regjistruar në ishullin Kuk me emrin ‘Eagle S’ - mund të ketë shkaktuar dëmin duke tërhequr spirancën e saj përgjatë shtratit të detit, një nga disa incidente të tilla në vitet e fundit.
Presidenti finlandez tha se ndalimi i anijes ‘Eagle S’ ishte i domosdoshëm për të parandaluar dëmet e mëtejshme.
Shërbimi doganor i Finlandës ka thënë se beson se anija ishte pjesë e të ashtuquajturës ‘flotë në hije’ e anijeve të vjetëruara që synojnë të shmangin sanksionet për shitjen e naftës ruse.
Por, kryeministri finlandez Petteri Orpo, i pyetur për anijen ‘Eagle S’, tha të enjten se është shumë herët për të thënë nëse Rusia ka luajtur ndonjë rol në dëmtimin e kabllove./ VOA
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të pre...
Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia...
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha s...
Koreja e Jugut ka votuar për shkarkimin e presidentit të s...
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesn...
Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për t...
Krishti, sipas historisë së Krishtlindjes në fenë e krisht...
Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e...
Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar var...
Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me di...
Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion pë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që të përfundojnë p...
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha të mërkurën se...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Vendet e rajonit janë përfshirë nga moti i keq ditët e...
Biznesmeni i ndjerë amerikan, Morgan Williams, ishte tejet...
I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresi...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...