Vuçiç: Sa të jem unë President, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresi...

Biznesmeni i ndjerë amerikan, Morgan Williams, ishte tejet i përfshirë në nxitjen e biznesit ukrainas ndërsa drejtonte Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë. Gjatë kohës që jetoi në Ukrainë, zoti Williams mblodhi vepra arti që lidhen me një nga periudhat më të errëta që kaloi populli ukrainas, “Urinë e Madhe”. Si njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Hanna Tverdokhlib, në fillim të viteve 1930 diktatori sovjetik Josif Stalin shkaktoi një zi buke nga e cila vdiqën miliona njerëz.
Daren Williams dhe Denise Ondrof janë dy nga katër fëmijët e biznesmenit amerikan Morgan Williams. Zoti Willimas ndërroi jetë në muajin qershor pas shumë vitesh në krye të Këshillit të Biznesit SHBA-Ukrainë. Vetëm pas vdekjes së babait të tyre, fëmijët mësuan rëndësinë që kishte patur ai tek shumë ukrainas.
“Pasi rënies së perdes së hekurt, në fund të viteve 1980, babai im filloi të punonte për zhvillimin ndërkombëtar të bujqësisë në ish-republikat sovjetike. Kur e vizitoi Ukrainën ai ra në dashuri me atë vend”, tregon për Zërin e Amerikës Daren Williams, djali i zotit Morgan Williams.
Për vite me radhë, zoti Willimas nxiti biznesin mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Ai mësoi për atë që njihet si Holodomor, një zi buke e shkaktuar qëllimisht nga diktatori sovjetik, Josif Stalin në vitin 1932, që shkaktoi vdekjen e miliona sovjetikëve nga uria. Ai filloi të mblidhte vepra arti që lidheshin me urinë, duke krijuar një koleksion prej më shumë se 500 artikujsh.
“Ai u dashurua me njerëzit dhe mësoi për Holodomorin ndaj donte ta tregonte atë ngjarje. Ai filloi të mblidhte vepra arti në mesin e viteve 1990. Ai takohej me artistët dhe i inkurajonte ata që të shkruanin dhe që Holodomori të ishte pjesë e artit të tyre për t’i treguar botës këtë ngjarje”, tregon Daren Williams, djali i zotit Morgan.
Koleksioni përbëhet nga rreth 300 piktura, qindra gravura, pamflete, pulla poste dhe dokumente të tjera. Pasardhësit e tij thonë se zoti Williams e kuptonte se njerëzi mund të hezitojnë të blejnë vepra arti që kujtojnë vuajtjet nga uria.
Fëmijët e zotit Willimas, në bashkëpunim me Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë ia dhuruan koleksionin muzeut kombëtar të Ukrainës për gjenocidin Holodomor në Kiev. Drejtoresha e muzeut planifikon që ta ekspozojë koleksionin për publikun pas përfundimit të luftës.
“Muzeu i ka hequr të gjitha sendet nga vitrinat dhe ka fshehur ato që kanë vlera më të larta. Nuk ka kuptim ekspozimi i sendeve të paçmuara ndërsa Rusia bombardon Ukrainën çdo ditë. Çdo vend mund të goditet në çdo moment”, thotë Lesia Hasydzhak, me Muzeun Kombëtar të Gjenocidit Holodomor.
Ajo thotë se ruajtja e këtij arti historik është bërë edhe më e rëndësishme pasi trupat ruse në disa zona të pushtuara i kanë shkatërruar monumentet që kujtojnë Holodomor-in.
“Ata kanë shkatërruar monumente të tilla në Mariupol, Luhansk, Melitopol dhe Berdyansk…”
Vajza e tij, Denise Ondrof, thotë se një pikturë i është ngulitur në mendje përgjithmonë.
“Një pikturë zë vend të veçantë për të gjithë familjen tonë, sepse artisti ia dedikoi babait. Piktura pasqyron pemën e jetës, por në të vërtetë është pema e vdekjes, me njerëz në trungun e pemës që zgjasin duart, si gjethet e pemës që në fakt ka formën e Ukrainës. Për ne kjo tregon pasionin e babait tonë për Ukrainën dhe veçanërisht absurditetin për të kaluarën e vendit, por edhe emocionet që provokon tek të gjithë të prekurit, çka e bën atë kaq të fuqishme”.
Në kryeqytetin amerikan u zhvillua një ceremoni përkujtimore për zotin Morgan Williams, për të nderuar punën e tij në mbështetje të Ukrainës dhe ruajtjen e historisë së atij vendi./ VOA
I pranishëm me të rinjtë e forumit të Partisë Progresi...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar ...
Vendet perëndimore dhe Rusia u angazhuan në një betejë për...
14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kur...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i ...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vend...
Ndërsa përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar...
Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Bren...
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës ...
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një r...
Ndërsa miliona ukrainas festojnë ditën e Krishtlindjes, Ru...
Një aeroplan pasagjerësh me 67 persona në bord është rrëzu...
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgim...
Miliona amerikanë në të gjithë SHBA po përgatiten për kush...
Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplika...
Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në pra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista ...
Një nga Krishtlindjet më të paharrueshme të Sumire Sek...
Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vras...
Presidenti dhe kryeministri i Francës arritën të formojnë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...