Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit/ Vitia: Kemi marrë të gjitha masat
Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit. La...

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit të miqësuar me Rusinë, ish-kryeministrit dhe themeluesit të partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, për minimin e demokracisë së Gjeorgjisë për “përfitimet e Federatës Ruse”.
“Nën udhëheqjen e Ivanishvilit, Ëndrra Gjeorgjiane i ka çuar përpara interesat e Kremlinit duke devijuar trajektoren euroatlantike të Gjeorgjisë - në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që është ëndërruar nga populli dhe Kushtetuta e Gjeorgjisë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 27 dhjetor.
Blinken shtoi se “veprimet e Ivanishvilit dhe të Ëndrrës Gjeorgjiane i kanë shkatërruar institucionet demokratike, e kanë mundësuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kanë kufizuar ushtrimin e lirive themelore në Gjeorgji”.
“Ne i dënojmë fuqimisht veprimet e Ëndrrës Gjeorgjiane nën udhëheqjen e Ivanishvilit, përfshirë shtypjen e vazhdueshëm dhe të dhunshëm ndaj qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, anëtarëve të medias, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe figurave opozitare”, thuhet në njoftim.
Sanksionet nënkuptojnë se transaksionet e entiteteve në pronësi të Ivanishvili do të bllokohen, sipas njoftimit.
Më 12 dhjetor, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta “ndalonin lëshimin e vizave për ata që janë përgjegjës për, ose të përfshirë në, minimin e demokracisë në Gjeorgji”.
Sanksionet prekin rreth 20 njerëz, “përfshirë individë që shërbejnë si ministra qeveritarë dhe në Parlament, zyrtarë të forcave të rendit dhe të sigurisë, si dhe qytetarë privatë”, thuhet tutje në njoftim, pa përmendur emrat e individëve.
Gjeorgjia, dikur aleate e ngushtë e SHBA-së, i ka zemëruar Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian duke treguar afërsi të dukshme me Rusinë dhe duke shtypur dhunshëm kundërshtarët e vet në vend.
Sanksionet vijnë në një kohë vendimtare, pasi fati i Gjeorgjisë është në pikëpyetje - nëse ajo do të vazhdojë t’i afrohet edhe më shumë Moskës, do të kthehet në rrugën proevropiane, apo do të mbetet në një mjedis trazirash dhe pasigurie.
Policia në Tbilisi është përleshur me protestues properëndimorë gjatë javëve të fundit, duke arrestuar dhjetëra dhe duke lënduar shumë njerëz që e akuzojnë Qeverinë e partisë Ëndrra Gjeorgjiane për largimin e vendit nga rruga drejt Bashkimit Evropian dhe afrimit të tij me Moskën.
Kriza politike shpërtheu pasi Ëndrra Gjeorgjiane e shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, të cilat Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se u shoqëruan me raste të blerjes së votave, votimit të dyfishtë, dhunës fizike dhe frikësimit.
Protestat u rritën pas një vendimi të Qeverisë muajin e kaluar për t’i shtyrë bisedimet për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE.
Organizata me bazë në Nju Jork, Human Rights Watch (HRW), më 24 dhjetor bëri thirrje për hetimin e forcave të sigurisë gjeorgjiane për “dhunën brutale policore” ndaj protestuesve kryesisht paqësorë që kanë dalë në rrugë për demonstrata të mëdha kundër Qeverisë.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili - e cila është ndarë nga Qeveria dhe ka mbështetur protestuesit - më 22 dhjetor i bëri thirrje Ëndrrës Gjeorgjiane ta caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare deri më 29 dhjetor.
Në fillim të këtij muaji, një kolegj elektoral i dominuar nga Ëndrra Gjeorgjiane e zgjodhi Mikheil Kavelashvilin, një 53-vjeçar ish-futbollist dhe populist të krahut të djathtë, si presidentin e ardhshëm të Gjeorgjisë.
Ai pritet të marrë detyrën më 29 dhjetor, megjithëse 72-vjeçarja Salome Zurabishvili, mandati i së cilës përfundon këtë vit, ka thënë se nuk do ta lirojë pozitën./REL
Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit. La...
Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi”...
Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara...
Pas një lufte të gjatë me kancerin, kryeministri britanik ...
Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjell...
Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme...
Ligjvënësit e Koresë së Jugut ngritën akuza për shkarkimin...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngr...
NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të pre...
Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia...
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha s...
Koreja e Jugut ka votuar për shkarkimin e presidentit të s...
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesn...
Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për t...
Krishti, sipas historisë së Krishtlindjes në fenë e krisht...
Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e...
Njerëzit janë bashkuar për t’u lutur dhe kanë vizituar var...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...