Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së të shtyjë një afat ligjor që detyron shitjen ose ndalimin e TikTok, për të mundësuar një “zgjidhje politike” pasi të betohet si president muajin e ardhshëm.
Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi në prill, kompania mëmë kineze “ByteDance”duhet të shesë TikTok deri më 19 janar 2025, një ditë para se Trump të inaugurohet si president ose të përballet me një ndalim në të gjithë vendin.
Legjislacioni u miratua pas paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se platforma paraqiste rreziqe për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shtyjë afatin ndërsa shqyrton vlefshmërinë e çështjes, për t'i dhënë administratës së tij të ardhshme “mundësinë për të ndjekur një zgjidhje politike për çështjet në fjalë”, sipas një dokumenti të paraqitur të premten, 27 dhjetor.
Gjatë fushatës për rizgjedhje, Trump tha se ishte kundër ndalimit të platformës dhe premtoi se do ta “shpëtonte” aplikacionin.
Përpjekjet për ta bërë këtë përfaqësojnë një kthesë nga viti 2020, kur ish-presidenti Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për të bllokuar aplikacionin në SHBA dhe i dha “ByteDance” 90 ditë për të hequr dorë nga asetet e saj amerikane dhe çdo të dhënë që TikTok kishte mbledhur në SHBA. Ky urdhër u bllokua nga gjykatat dhe përfundimisht u anulua nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili më vonë nënshkroi ligjin që është në qendër të kësaj çështjeje.
Në dokumentin e paraqitur thuhet: “Presidenti Trump, vetëm, zotëron ekspertizën e përkryer në negociata, mandatin elektoral dhe vullnetin politik për të negociuar një zgjidhje për të shpëtuar platformën duke adresuar shqetësimet për sigurinë kombëtare të shprehura nga qeveria shqetësime që vetë presidenti Trump i ka pranuar.”
Gjithashtu, në dokument thuhet se Trump “nuk mban një qëndrim për vlefshmërinë themelore të kësaj mosmarrëveshjeje”.
TikTok nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Trump, si president nuk do të ketë autoritet mbi Gjykatën e Lartë, në mes të një procesi të ndërlikuar ligjor që do të vendosë fatin e aplikacionit popullor në SHBA.
Gjykata e Lartë ka planifikuar seancën e argumenteve gojore për këtë çështje më 10 janar
Qytetarët ukrainas po shpresojnë për një shkëmbim të të bu...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se...
NATO-ja ka thënë të premten se do ta rrisë praninë në Deti...
Shoferi që vrau 35 persona në një qendër sportive në Zhuha...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë vendosur sanksione nd...
Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit. La...
Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi”...
Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara...
Pas një lufte të gjatë me kancerin, kryeministri britanik ...
Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjell...
Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme...
Ligjvënësit e Koresë së Jugut ngritën akuza për shkarkimin...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngr...
NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të pre...
Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia...
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha s...
Koreja e Jugut ka votuar për shkarkimin e presidentit të s...
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...