Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...

Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e Komunikacionit Matteo Salvini. Ndërtimi i urës do të hyjë në histori, deklaroi ai (06.08.2025). Salvini bashkë me kryeministren Giorgia Meloni e kanë shpallur këtë si një projekt prestigji. Që nga fillimi i qeverisjes së tyre ata kanë miratuar hap pas hapi pjesë të ndryshme të projektit. Së fundi u dha drita e gjelbër edhe nga forumi, që miraton në Itali paratë për projekte të mëdha kombëtare. Kësisoj projekti i urës është më pranë konkretizimit se kurrë më parë. "Ura do të jetë një përshpejtuese e zhvillimit. Ajo do të zgjidhë një pjesë të problemeve në jug të Italisë", premtoi Salvini. Ura do të krijojë vende pune, do të afrojë në rajon inxhinierë të mirë dhe do të thjeshtojë transportin e rajonit. Për të gjitha këto kanë nevojë rajonet e Sicilisë dhe Kalabrisë, që do të lidhen përmes urës. Këto rajone janë të prekura nga papunësia dhe infrastruktura e dobët.
Kantier ndërtimi në një zonë sizmike
Gino Sturniolo nga Mesina në Sicili nuk beson, që prej urës gjendja do të bëhet më mirë në rajonin e tij. Paratë për që do të shpenzohen për urën, rajoni mund t'i përdorte më mirë për gjëra të tjera. "Ne ndonjëherë kemi në shtëpi vetëm për disa orë ujë, sepse linjat e ujësjellësit janë në gjendje të keqe. Paratë do të ishte më mirë të shpenzoheshin për nevoja thelbësore si furnizimi me ujë.”
Struniolo angazhohet në nismën qytetare "No Ponte" (jo urë). Kritikët gjithashtu qysh në krye të herës kanë ngritur problemin e pozitës gjeografike, pasi kjo është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Gjithashtu ngrihen shqetësime për cenimin e sistemit ekologjik në ngushticën e Mesinës. Po ashtu shtrohet edhe problemi i investimit të parave në projekte të tjera më të nevojshme për rajonin.
Konkurrim idesh urën e Mesinës qysh në 1969
Diskutimi për ndërtimin e urës për në Sicili ka nisur dekada më parë. Më 1969, përpara më shumë se 50 vjetësh, është hapur konkursi i ideve për një projekt të tillë. Kryesisht Silvio Berlusconi ka pas ndërmarrë disa nisma për realizimin e urës. Por asnjëherë nuk u arrit kjo, sepse qeveritë pasuese vazhdimisht e ndalonin ndërtimin e urës.
Nisma qytetare "No Ponte" ka edhe një tjetër shqetësim, drojën se rajoni do të shndërrohet në një kantier gjigant ndërtimi që mund të zgjasë me dekada. E në fund shuma të mëdha parash publike do të shpenzohen pa e prekur konkretisht rezultatin, thotë, Struniolo.
Kostot e parashikuara 13,5 miliardë euro gjithsej
Por sipas ministrit të Komunikacionit Salvini, kjo nuk do të ndodhë. Qeveria lë të kuptohet, se ka mjaft para për ndërtimin e urës. Duke e shpallur urën si relevante për mbrojtjen synohet që projekti për ndërtimin e saj të klasifikohet si projekt strategjik infrastrukture me rëndësi për NATO-n. Në këtë mënyrë shtohen mundësitë për financimin. Ndërtimi i urës është parashikuar të ketë një kosto të përgjithshme rreth 13,5 miliardë euro. Gjashtë korsi autostrade janë planifikuar mbi të si dhe dy linja hekurudhore.
Ministri Salvini është i sigurt që punimet e ndërtimit mund të fillojnë qysh këtë vjeshtë në shtator ose tetor. Kundërshtarët e urës kanë planifikuar një demonstratë të re në fundjavë në Mesina./ DW
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, dhe Zëvendëspresidenti i...
Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë...
Këtë vit, disa vende europiane kanë futur gjoba të rënda p...
Presidenti Donald Trump deklaroi para gazetarëve në Shtëpi...
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj kritikave të udhëheqësve bo...
Një zjarr i madh ka përfshirë veriperëndimin e Los Anxhelo...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaron se Uashin...
Një person ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë ...
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive par...
Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi sot që kryetari i ri...
Agjencitë e BE-së për parandalimin e sëmundjeve dhe drogën...
Mediat italiane raportojnë se kryeministrja Giorgia Meloni...
Ndërsa Presidenti Donald Trump më parë nuk fliste keq për ...
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, do të presë më ...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit ...
Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatis...
SHBA-ja ka dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon ...
Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohs...
Udhëheqësi i opozitës në Izrael e ka quajtur vendimin e ka...
Herët në mëngjes të premten, pas një takimi të kabinetit t...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...