Seul: Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes lidhur me vendimin për gjendjen e luftës
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin ...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk u deklarua të dielën lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa bëri thirrje për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në proceset që po zhvillohen në Gjykatën e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë.
Të premten zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi për mosbindje ndaj gjykatës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk u deklarua për akuzat e ngritura ndaj tij.
“Unë nuk kam pasur mundësi për shkak të angazhimeve të tjera që të diskutoj në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj. Prandaj, do të deklarohem me kohë brenda afatit të rregullt Kushtetues dhe ligjor", tha zoti Thaçi, i cili përballet me tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Zoti Thaçi në fjalën e tij tha se ende nuk i ka lexuar në tërësi aktakuzat ndaj tij, ndërsa është i përfshirë në një proces tjetër gjyqësor.
“Dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Pra, është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, tha zoti Thaçi.
Sipas aktakuzës mes të paktën 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta, zoti Thaçi u ka ofruar zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacione të besueshme për zyrën e prokurorit, dëshmitarët, i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë.
Aktakuza pretendon se zoti Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me zotin Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.
Zoti Thaçi kërkoi sot në fjalën e tij që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në proceset që po ndodhin në Hagë.
“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd. Prandaj, edhe sot unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Kërkoj edhe sot nga të gjithë të cilët jemi ulur nga cila do anë apo me cilën do uniformë që jemi në këtë sallë të respektohet Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Edhe ish-shefi i Agjencisë së Zbulimit Bashkim Smakaj, zgjodhi të mos deklarohet për akuzat ndaj tij.
“Materialet të cilat i kam pranuar i kemi shqyrtuar por, pas konsultimit që pata tani, vendos që të shfrytëzojë periudhën kohore prej 30 ditëve që të marrë materiale shtesë dhe të shoh se nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë deklarimin sot”, tha ai.
Seanca për ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj është shtyrë për të hënën kur pritet që para gjykatës të dalë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Me 3 prill të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, filloi procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Zoti Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u arrestuan në vjeshtën e vitit 2020, akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.
Të gjithë të akuzuarit i mohojnë pretendimet e prokurorisë.
Deri tani Gjykata e Posaçme ka dënuar dy ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengimin e drejtësisë.
Gjykata ka shqiptuar ndërkaq dy aktgjykime për krime lufte.
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënua me 26 vjet heqje lirie në dhjetor të vitit 2022, nën akuzat për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Në dhjetor të vitit 2023, Dhoma e Apelit e kësaj gjykate i uli dënimin në 22 vjet, ndërsa në shtator të vitit dënimi u tij u ul në 15 vjet heqje lirie.
Në muajin korrik të këtij viti Gjykata e dënoi me 18 vjet heqje lirie ish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala për veprat ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje./ Voa
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin ...
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetori...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi të premte...
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues ...
Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masi...
Përmes postimeve në mediat sociale, Presidenti i zgjedhur ...
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e mon...
Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedi...
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializu...
Presidenti francez Emmanuel Macron priti të shtunën Presid...
Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damask...
Mocioni për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Y...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një ...
Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premt...
Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kont...
Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Merco...
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kance...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...