Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...

Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë të stafit mjekësor, pasi sulmet ajrore izraelite goditën në një zonë afër një prej spitaleve të fundit që operon në veri të Gazës, thanë zyrtarët palestinezë.
Situata në dhe përreth spitalit Kamal Advan është “katastrofike”, tha drejtori i spitalit, Hussam Abu Safia. Në mesin e viktimave ishin pesë fëmijë dhe pesë gra, sipas listës së viktimave që ka spitali, e në të cilën ka pasur qasje Associated Press.
Spitali Kamal Advan në Beit Lahija është një nga spitalet e pakta që ende operon në provincën më veriore të Gazës, ku forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre që pothuajse ka ndalur tërësisht këtë zonë nga qasja në ndihmë humanitare për dy muaj.
Ushtria izraelite ka mohuar se forcat e saj kanë sulmuar brenda spitalit dhe se operon brenda tij. Ushtria tha se në javët e fundit, “janë bërë përpjekje të koordinuara me organizatat ndërkombëtare për të transferuar pacientët, shoqëruesit e tyre dhe stafin mjekësor në spitale të tjera”.
Ky spital është sulmuar disa herë në dy muajt e fundit, kur Izraeli nisi një operacion të madh ushtarak në veri të Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Në tetor, forcat izraelite bastisën spitalin, duke thënë se militantët strehoheshin brenda tij dhe arrestuan disa persona, përfshirë anëtarë të stafit. Zyrtarët spitalorë mohuan pretendimet e Izraelit.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit ka shkatërruar zona të mëdha të Gazës dhe ka bërë që 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e kësaj enklave të zhvendoset disa herë.
Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 44.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Izraeli, pa ofruar dëshmi, ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë./ REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premt...
Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kont...
Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Merco...
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kance...
Zv/Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se Ser...
Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rus...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten pu...
Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë të re kundër ...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot raundin e parë t...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhje...
Në Detin Baltik, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, po ...
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kritiku...
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë ver...
Organizata “Amnesty International” akuzoi Izraelin se po u...
Katedralja Notre Dame rihapet këtë fundjavë pesë vjet pasi...
Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, që trajton krim...
Ushtria siriane ka ridislokuar trupat “për të mbrojtur jet...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...