Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Lufta mund të ndalet brenda 24 orëve
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues ...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi të premten armën e re, raketat-dronë "Peklo", që prodhohen në një fabrikë ukrainase, grupi i parë i të cilave, tha ai, tashmë u është dorëzuar forcave të armatosura të vendit.
Në pamjet e qarkulluara nga zyra e tij, Presidenti Zelensky mund të shihet duke vizituar fabrikën në një vend që nuk bëhet i ditur, së bashku me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi dhe zyrtarë të tjerë.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, zoti Zelensky tha se emri i raketës hibride, njëkohësisht edhe dron, do të thotë "ferr" në gjuhën ukrainase. Arma e re ka një rreze veprimi prej 700 kilometrash dhe një shpejtësi prej 700 km/orë. Ai tha se tashmë e ka parë vetë efektivitetin luftarak të kësaj arme.
Zyrtarët ukrainas thanë se dronët janë me kosto të ulët dhe janë të krahasueshëm për nga rezultatet me disa raketa me vetëdrejtim të prodhimit rus.
“Është thelbësore që mbrojtësit tanë të marrin një armë kaq moderne, të prodhuar nga Ukraina”, shprehet zoti Zelensky në mesazhin e regjistruar. "Tani detyra është të vazhdojmë të rrisim prodhimin dhe dislokimin".
E premtja ishte Dita e Shërbimeve të Armatosura të Ukrainës dhe Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim përpara ushtarakëve.
"Respekt. Mirënjohje. Nder. Kjo është ajo që njerëzit tanë ndiejnë kur bëhet fjalë për ju. Kur njerëzit tanë dëgjojnë për ju, kur ju shohin, shikojnë se si e shkatërroni armikun, raketat e tij, dronët e tij, bazat e tij, arrogancën e tij", tha presidenti ukrainas.
Kur Rusia filloi luftën në Ukrainë, zoti Zelensky tha se në atë kohë Ukraina "nuk kishte raketa HIMARS, nuk kishte raketa Patriot, nuk kishte avionë F-16, dhe shumë të tjera mungonin. Por ne ju kishim juve. Luftëtarët ukrainas... ju mbani linjën e lirisë... për shkakun tuaj, të gjithë qëndrojnë, Ukraina mbahet, falë jush, luftëtarë ukrainas”.
Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi planet për të furnizuar forcat e armatosura me mbi 30,000 dronë sulmues me rreze të gjatë gjatë vitit 2025, me financim të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë. Në një deklaratë, ministria tha se dronët funksionojnë në mënyrë autonome dhe mund të godasin objektivat e armikut me saktësi të lartë.
Ministria ukrainase i bëri këto marrëveshje duke patur parasysh se mandati i Presidentit amerikan Joe Biden po përfundon dhe administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump paraqet pasiguri në këtë drejtim. Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për vazhdimësinë e mbështetjes dhe ka thënë se do ta zgjidhte luftën përpara inaugurimit të tij më 20 janar, por pa thënë se si.
Një zëdhënës i Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare u tha gazetarëve se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me Andriy Yermakun, drejtuesin e zyrës së presidentit ukrainas, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, për të diskutuar të ardhmen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.
Zëdhënësi tha se takimi zgjati mbi një orë, ndërsa zoti Sullivan u fokusua tek teoria e Presidentit Biden se përmirësimi i pozitave të Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, do t'i mundësonte Ukrainës të hynte në një proces të ardhshëm negociues në premisa të forta.
Zëdhënësi tha se zoti Sullivan dhe zoti Yermak diskutuan mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, përfshirë rritjen e ndihmës ushtarake dhe të trysnisë ekonomike ndaj Rusisë përmes sanksioneve, trajtimin e sfidës së mungesës së rekrutëve ukrainas dhe mbështetjes së qëndrueshme për ekonominë e Ukrainës.
Për ta vënë në jetë këtë strategji, zëdhënësi vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do t'i sigurojnë ushtrisë së Ukrainës qindra mijëra predha artilerie shtesë, mijëra raketa shtesë dhe qindra automjete të blinduara shtesë, nga tani dhe deri në janar.
Ata vunë në dukje gjithashtu valën gjithëpërfshirëse të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj sektorit financiar të Rusisë dhe se më shumë sanksione do të pasonin në javët në vijim, të gjitha të projektuara për ta bërë më të vështirë për Rusinë që ta vazhdojë luftën e saj në Ukrainë.
Zoti Sullivan dhe zoti Yermak thuhet se diskutuan një propozim amerikan për të përgatitur çdo ushtar të sapomobilizuar, në vendet e stërvitjes jashtë Ukrainës.
Dhe për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës në muajt në vijim, zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara po finalizojnë marrëveshjen e huasë për Përshpejtimin e të Ardhurave të Jashtëzakonshme prej 20 miliardë dollarësh midis qeverive, të mbështetur nga fitimet e fondeve të ngrira ruse.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë tha se strategjia është krijuar për të përmirësuar pozicionin e Ukrainës në luftë për vitin e ardhshëm dhe për të hedhur themelet për një zgjidhje të negociuar "që siguron një Ukrainë të pavarur, sovrane dhe demokratike"./ VOA
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues ...
Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masi...
Përmes postimeve në mediat sociale, Presidenti i zgjedhur ...
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e mon...
Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedi...
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializu...
Presidenti francez Emmanuel Macron priti të shtunën Presid...
Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damask...
Mocioni për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Y...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një ...
Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premt...
Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kont...
Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Merco...
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kance...
Zv/Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se Ser...
Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rus...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...