Sektori i peshkimit në rënie/ Prodhimi bie me gati 8% gjatë vitit 2025
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...

Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare publikoi raportin e monitorimit të ndikimit të medias në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, raporti ngre shqetësime mbi mënyrën e raportimit në media të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Raporti i monitorimit të rolit dhe ndikimit të medias në luftën kundër dhunës në familje, realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, ka nxjerr në dukje të dhëna shqetësuese mbi mënyrën e raportimit në mediat tradicionale dhe ato sociale të krimeve që kryhen ndaj grave dhe fëmijëve.
Gazetarja Arba Alishani, pjesë e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, thotë se raporti veçon rëndësinë e mënyrës se si rastet e dhunës pasqyrohen dhe trajtohen në media dhe ndikimin që ato kanë në perceptimin e shoqërisë dhe qytetarëve për rastet e dhunës.
“Të dhënat më të rëndësishme në fakt janë dramatike dhe tregojnë se një pjesë e mirë e raportimit gazetaresk që vjen nga terreni, sidomos nga kronika e zezë që ka në fokus dhunën gjinore, sidomos femrën dhe krimet kundër saj, del të jetë kryesisht sipërfaqësor. Nuk ka analiza, analiza sociale dhe ekonomike se ku ndodhin këto ngjarje dhe, më pas, nuk ka mesazhe sensibilizuese. Përkundrazi, është e fokusuar komplet tek drama, sensacioni, titujt bombastik dhe jo tek përmbajtja e ngjarjes”, thotë ajo.
Monitorimi i rasteve të dhunës të pasqyruar në media shtrihet në një periudhë tre mujore, nga korriku deri në tetor të këtij viti. Në raport evidentohet fakti se dhuna vazhdon të jetë e përhapur dhe shpesh e padukshme. Rreth 58 % e grave raportojnë se kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre dhe se, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 1019 raste të abuzimit ndaj grave dhe vajzave.
Sipas gazetares Alishani, rastet e fundit tragjike me nxënës të shkollave, dëshmuan se pasqyrimi në media në tejkalim të kodit të etikës ka sjell pështjellim në komunitet.
Kjo, sipas saj, për shkak të prirjes së disa mediave për të dhënë të parët lajmin, shumë herë pa e verifikuar dhe analizuar, presionit që ushtrojnë mediat e shumta sociale si dhe prirjes për të marrë sa më shumë klikime.
“Ndonjëherë është cënimi i identitetit të viktimës ai që prin në këto ngjarje duke u marrë me detaje, të cilat janë krejtësisht të parëndësishme, dytësore, dhe kjo vetëm për çështje klikimesh. Por këto nuk janë të barasvlershme me jetët njerëzore, nuk janë të barasvlershme me shoqëritë tona dhe as me të ardhmen e fëmijëve tanë. Rastet e fundit tragjike na kanë treguar se jemi përgjegjës për klikimet sepse jemi përgjegjës për jetën e këtyre fëmijëve”, thotë ajo.
Për Freskita Milotin, drejtuese e emisionit “Diagnozë” në një prej televizioneve shqiptare, tejkalimi i etikës në mënyrën e raportimit të krimeve dhe rasteve të dhunës ndaj grave apo fëmijëve po ndikon në shëndetin mendor të tyre.
“Shpesh ka tituj lajmesh që ndikojnë në shëndetin mendor dhe jo vetëm tek të rriturit dhe fëmijët. Është shumë e rëndësishme për ta thënë sepse fëmjët kanë mundësi që të aksesojnë në të gjitha platformat online. Nuk shikojnë shumë televizor si ne të rriturit, por janë të afeksionuar me mediat online. Dhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ata. Me mediat, vidiot e shkurtra që kanë ndjeshmëri shumë të madhe, janë shumë delikate dhe nuk ka një filtër të mirëfilltë për to”.
Në shtimin e numrit të personave me probleme të shëndetit mendor, ndikim, veç të tjerash, kanë edhe rastet e pasqyrimit të dhunës në mënyrë agresive dhe të vazhdueshme, duke tejkaluar etikën, sidomos në rastet e të miturve.
Raporti mbi monitorimin e mënyrës së pasqyrimit të dhunës në media ngre nevojën e përmirësimit të qasjes mediatike ndaj rasteve të dhunës, sidomos dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe ndikimit që ato kanë në perceptimin e shoqërisë për këto raste./ VOA
Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e një ndërtese ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedi...
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializu...
Presidenti francez Emmanuel Macron priti të shtunën Presid...
Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damask...
Mocioni për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Y...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një ...
Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi të premt...
Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kont...
Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Merco...
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kance...
Zv/Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se Ser...
Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rus...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten pu...
Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë të re kundër ...
Kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera të premte...
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot raundin e parë t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...