Viti 2023 nuk nis mbarë për Amazon/ Shkurtohen 25 mijë vende pune
Kanë kaluar vetëm pesë ditë nga viti 2023, dhe Amazon...

Dhjetëra mijëra novatorë të teknologjisë dhe pjesëmarrës marrin pjesë këtë javë në Panairin e Elektronikës në Las Vegas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, pajisje që funksionojnë me inteligjencë artificiale dhe ato të realitetit virtual po tërheqin vëmendjen e ekspertëve dhe konsumatorëve.
Një qen robot që mund të komandohet me zë, një pajisje e motorizuar për të ecur më shpejt, dhe një pajisje virtuale që ofron komoditet në metaverse janë disa nga risitë e panairit të elektronikës në Las Vegas këtë vit.
Ky qen i vogël robot po përdoret për të demonstruar aftësitë e teknologjisë së inteligjencës artificiale, të aktivizuar me zë.
“Ne kemi krijuar një program të inteligjencës artificiale zanore, përmes të cilit mund të komandosh me zë çdo lloj makinerie, robot, dron apo kompjuter në botë”, thotë Marc Bagur nga kompania “Airudit”.

Më shumë se 140 vende janë të përfaqësuara në panairin e këtij viti, i pari pas pandemisë me kapacitet të plotë dhe pa kufizime. Atë pritet ta vizitojnë 100 mijë njerëz. Gati gjysma e 3200 produkteve të shfaqura në panair janë prodhuar nga kompani të huaja, përfshirë disa nga Ukraina. Personeli i tyre udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të shfaqur produktet e tyre. Por organizatori i panairit nuk lejoi pjesëmarrjen e kompanive ruse.
"Ne nuk lejuam pjesëmarrjen e kompanive ruse në panair për shkak të situatës në Ukrainë", tha Gary Shapiro nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumit.
Ai thotë se hapja pa masa kufizuese e panairit është shumë e rëndësishme. Pavarësisht nga mbështetja tek teknologjia e botës, pandemia dëshmoi se njerëzit dëshirojnë ndërveprim personal. Tema e këtij viti në panairin e elektronikës është qëndrueshmëria.
"Shumë nga kompanitë e përfaqësuara në panair duan të plotësojnë nevojat e shoqërisë. Ato po japin kontributin e tyre për ta bërë shoqërinë më të mirë. Teknologjia mund të përmirësojë qasjen në ushqim, ujë dhe ajër të pastër", tha zoti Shapiro për Zërin e Amerikës.
Claire Peng, nga kompania tajvaneze “Ible”, thotë se kufjet e kompanisë së saj për bllokimin e zhurmës përdorin jone negative për të luftuar viruset dhe ndotësit e ajrit si poleni.
"Kufiet mund të mbrojnë përdoruesit si nga ndotësit e ajrit ashtu edhe nga zhurmat e ambientit", thotë ajo.
Panairi ofron pajisje të reja edhe për hapësirën virtuale tredimensionale, metaverse. Pavarësisht valës së pushimeve nga puna në këtë sektor të teknologjisë vitin e kaluar, pajisjet e realitetit virtual po tërheqin vëmendjen e ekspertëve dhe pjesëmarrësve.
Kompania me seli në Tokio, “Shiftall” synon ta bëjë realitetin virtual më komod me një kufje të lehtë.
Mikrofoni i saj pa tel, “Mutalk”, bllokon zërin e përdoruesit, për të mos shqetësuar njerëzit e tjerë kur flet me zë të lartë gjatë aktiviteteve në botën virtuale.
"Pesha e lehtë e mikrofonit mund të jetë një faktor i rëndësishëm për përdoruesit që shpenzojnë shumë kohë në metaverse", thotë Takuma Iwasa nga kompania “Shiftall”.
Panairi i Elektronikës në Las Vegas ofron për konsumatorët teknologji të reja që mund t’ua ndryshojnë jetën./ VOA
Kanë kaluar vetëm pesë ditë nga viti 2023, dhe Amazon...
"Twitter"-i njoftoi se do të lehtësojë një politikë 3-vjeç...
Një nga kompanitë më të mëdha të softuerit në SHBA, “S...
Apple thuhet se po planifikon të vendosë një sensor kr...
Gjykata Kombëtare e Apelit për Ligjin e Kompanive (NCL...
Politikani Mike Gallagher, e ka krahasuar "TikTok"-un ...
Viti 2023 ende nuk ka nisur mirë dhe duket se Apple ka zbu...
Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, bën me dije se k...
Video-lojërat nuk ju “trashin” trurin siç mund të mend...
Përparimet në zhvillimin e harduerit dhe softuerit, ne...
Një tjetër lajm ka qarkulluar në media në lidhje me iPhone...
"Twitteri" do të hyjë në një proces mbikqyrjeje pasi një h...
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, për të paktën tri ...
Një nga problematikat kryesore të iPhoneve është kohëzgjat...
Kompania më e madhe e mjeteve teknologjike duket se është ...
Xiaomi, ka zbuluar daljen në treg të dy orave të reja i...
Në vitin 2023 do të mund të dërgoni mesazhe me tekst p...
Aksionet e Apple dhe Tesla kanë rënë për shkak të shqe...
Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve,...
"Whats App" është një nga aplikacionet më të përdorura për...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...