“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

"Twitter"-i njoftoi se do të lehtësojë një politikë 3-vjeçare që ndalonte reklamat politike në këtë platformë të medias sociale. Ky është ndryshimi më i fundit i ndërmarrë nga Elon Musk, teksa përpiqet të grumbullojë të ardhura pas blerjes së kompanisë vitin e kaluar.
Kompania postoi të martën vonë në "Twitter" se po lehtëson politikat për reklamat mbi çështje të rëndësishme në SHBA.
"Ne po planifikojmë gjithashtu të zgjerojmë gamën e reklamave politike që do të lejojmë, në javët e ardhshme", shkruante kompania në llogarinë e saj në "Twitter".
"Twitter"-i ndaloi të gjitha reklamat politike në vitin 2019, duke reaguar ndaj shqetësimit në rritje për përhapjen e dezinformatave në mediat sociale.
Drejtori ekzekutiv i atëhershëm i kompanisë, Jack Dorsey tha në atë kohë se reklamat në internet janë të fuqishme dhe efektive për reklamuesit komercialë, por kjo fuqi sipas tij “sjell rreziqe të mëdha për politikën dhe mund të përdoret për të ndikuar te votat".
Lëvizja e fundit duket se përfaqëson një shkëputje nga ajo politikë, e cila kishte ndaluar reklamat e kandidatëve, partive politike, zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar qeveritarë.
Reklamat politike përbënin një pjesë të vogël të të ardhurave të përgjithshme të "Twitter"-it. Shpenzimet totale për zgjedhjet për në Kongres, të vitit 2018 ishin më pak se 3 milionë dollarë.
Duke iu referuar ndryshimit të politikës mbi reklamat, "Twitter"-i tha se "reklamimi i një çështjeje mund të lehtësojë diskutimet publike rreth temave të rëndësishme" dhe se ndryshimi do të përafrojë politikën e reklamave të platformës me ato të "televizioneve dhe organeve të tjera mediatike". Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje.
Në mars të vitit 2021 kompania "Facebook" bëri një lëvizje të ngjashme për reklamat politike dhe sociale, duke hequr kufizimet e vendosura pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Zoti Musk e cilëson veten si një luftëtar të fjalës së lirë dhe e bleu "Twitter"-in sepse me sa duket besonte se kompania nuk po e përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë. Por miliarderi i Teslës është detyruar të bëjë shkurtime të mëdha të kostove dhe po përpiqet të gjejë më shumë burime të ardhurash për të justifikuar blerjen prej 44 miliardë dollarësh të "Twitter"-it./DW
Një nga kompanitë më të mëdha të softuerit në SHBA, “S...
Apple thuhet se po planifikon të vendosë një sensor kr...
Gjykata Kombëtare e Apelit për Ligjin e Kompanive (NCL...
Politikani Mike Gallagher, e ka krahasuar "TikTok"-un ...
Viti 2023 ende nuk ka nisur mirë dhe duket se Apple ka zbu...
Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, bën me dije se k...
Video-lojërat nuk ju “trashin” trurin siç mund të mend...
Përparimet në zhvillimin e harduerit dhe softuerit, ne...
Një tjetër lajm ka qarkulluar në media në lidhje me iPhone...
"Twitteri" do të hyjë në një proces mbikqyrjeje pasi një h...
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, për të paktën tri ...
Një nga problematikat kryesore të iPhoneve është kohëzgjat...
Kompania më e madhe e mjeteve teknologjike duket se është ...
Xiaomi, ka zbuluar daljen në treg të dy orave të reja i...
Në vitin 2023 do të mund të dërgoni mesazhe me tekst p...
Aksionet e Apple dhe Tesla kanë rënë për shkak të shqe...
Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve,...
"Whats App" është një nga aplikacionet më të përdorura për...
Honor ka prezantuar celularin e tij më të ri të quajtur “ ...
Miliarderi Elon Musk nuk resht së surprizuari botën. S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...