Autobusi përplaset me kamionin/ 15 persona humbin jetën
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje...

Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë. Kjo reflektohet edhe në parashikimet makroekonomike.
Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06. Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind.
Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 për qind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 për qind. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 për qind.
"Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t'u përshtatur shpejt me rrethanat e reja," tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick. "Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë sesa sugjeron norma vjetore negative", shtoi ai.
Ekonomia gjermane e mbërthyer nga recesioni
Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës - është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm. Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatat. Në maj recesioni ishte ende 37.6 për qind. "Rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë”, tha eksperti i ekonomisë pranë IMK, Peter Hohlfeld.
Pavarësisht rënies ekonomike, ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) me qendër në Kiel presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind./DW
Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani,...
Donatorët në Bruksel kanë premtuar 9.6 miliardë euro (10.3...
Turistët rusë i përkasin të kaluarës në Evropë, pas pushti...
Firma amerikane e sigurisë kibernetike, Mandiant, thotë se...
Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me p...
Sot, një ekip prej mbi 2 000 hetuesish tatimorë, doganorë ...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen ...
Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Kësh...
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kosovë...
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, ...
Policia portuale po heton në lidhje me tragjedinë e ndodhu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...