Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Firma amerikane e sigurisë kibernetike, Mandiant, thotë se hakerët kinezë, që dyshohet se mbështeten nga shteti, shfrytëzuan një dobësi në një pajisje të njohur që ofron siguri për email-et për të depërtuar në rrjetet e qindra organizatave të sektorit publik dhe privat në mbarë botën. Gati një e treta e tyre janë agjenci qeveritare, përfshirë Ministritë e Jashtme. 55 për qind e objektivave ishin nga Amerika dhe 24% nga rajoni i Azisë Paqësorit. Ato përfshinin Ministritë e Jashtme në vendet e Azisë Juglindore dhe zyrat e tregtisë së jashtme dhe organizatat akademike në Tajvan dhe Hong Kong, tha Mandiant. Sulmi kundër portës së sigurisë së emailit të kompanisë ‘Barracuda Networks’ daton qysh në tetor.
“Kjo është fushata më e gjerë e spiunazhit kibernetik që dihet se është kryer nga Kina që nga rasti me ‘Microsoft Exchange’ në fillim të vitit 2021”, tha Charles Carmakal, shefi teknik i Mandiantit, në një deklaratë të dërguar me email. Rasti i vitit 2021 komprometoi dhjetëra mijëra kompjuterë në mbarë botën.
Kompania Mandiant që është në pronësi të Google, të enjten shprehu ‘besimin e lartë’ se grupi që kreu sulmin ishte i angazhuar në ‘aktivitet spiunazhi në mbështetje të Republikës Popullore të Kinës’. Njoftimi thotë se aktiviteti filloi që në muajin tetor.
Hakerët dërguan email që përmbanin dosje të bashkëngjitura me qëllim për të fituar qasje në pajisjet dhe të dhënat e organizatave që u vunë në shënjestër, tha Mandiant.
Barracuda njoftoi më 6 qershor se disa nga pajisjet e saj që ofrojnë siguri të email-it kishin qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik që në tetor, duke u dhënë hakerëve qasje në rrjetet e komprometuara. Sulmi kibernetik ishte aq i rëndë sa kompania nga Kalifornia rekomandoi zëvendësimin e plotë të pajisjeve.
Pasi e zbuloi sulmin në mesin e muajit maj, Barracuda bëri përpjekje për kontroll dhe riparim, por grupi i hakerëve, të cilin Mandiant e identifikon si “UNC4841”, ndryshoi viruset e tyre kompjuterike në përpjekje për të ruajtur qasjen, tha Mandiant. Grupi më pas “u kundërpërgjigj me operacione me frekuencë të lartë duke vënë në shënjestër një numër viktimash në të paktën 16 vende të ndryshme”.
Lajmi për sulmin u bë i ditur ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken niset për në Kinë këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të administratës Biden për të riparuar marrëdhëniet e përkeqësuara mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Vizita e tij fillimisht ishte planifikuar për në fillim të këtij viti, por u shty për një kohë të pacaktuar pas zbulimit dhe rrëzimit të asaj që Uashingtoni tha se ishte një balonë spiune kineze që po fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara.
Mandiant tha se vënia në shënjestër e llogarive të organizatave dhe atyre individuale, u përqendrua në çështje që janë përparësi të larta të politikës për Kinën, veçanërisht në rajonin e Azi-Paqësorit. Kompania tha se hakerët kërkuan për llogaritë e emailit të njerëzve që punonin për qeveritë me interes politik ose strategjik për Kinën në kohën kur ata po merrnin pjesë në takime diplomatike me vende të tjera.
Në një deklaratë të dërguar me email të enjten, Barracuda tha se rreth 5% e pajisjeve të saj aktive që ofrojnë siguri të emailave në mbarë botën treguan shenja të ndikimit nga sulmi kibernetik. Barracuda tha se po ofronte pajisje zëvendësuese për klientët e prekur pa asnjë kosto.
Qeveria amerikane ka akuzuar Pekinin se është kërcënimi kryesor i saj për spiunazh kibernetik, pasi hakerët kinezë të mbështetur nga shteti vazhdimisht vjedhin të dhëna si nga sektori privat ashtu edhe nga ai publik.
Në fillim të këtij viti, kompania ‘Microsoft’ tha se hakerët kinezë të mbështetur nga shteti sulmuan infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara dhe mund të jenë duke punuar në sigurimin e aftësive për të ndërprerë komunikimet kritike midis SHBA-së dhe Azisë gjatë krizave të ardhshme.
Kina thotë se SHBA angazhohet gjithashtu në spiunazh kibernetik kundër saj, duke kryer sulme kibernetike ndaj sistemeve kompjuterike të universiteteve dhe kompanive të saj./ Voa
Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjte...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkon të...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të enjten në Br...
Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në Ku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me p...
Sot, një ekip prej mbi 2 000 hetuesish tatimorë, doganorë ...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar ngjarjen ...
Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Kësh...
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Kosovë...
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, ...
Policia portuale po heton në lidhje me tragjedinë e ndodhu...
Captagon është një lloj droge që krijon tri herë më shumë ...
Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në të gjithë Gjerman...
Kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Bae...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...