Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Për përcaktimin e moshës së daljes në pension ekzistojnë dy modele të ndryshme: mosha ose numri i viteve të kontributeve të paguara në sigurimet shoqërore. Cili syresh do të fitojë?
Në kuadër të debateve për reformimin e sistemit të pensioneve në Gjermani, ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore. "Mendoj se ideja është në thelb mjaft e mirë", tha bashkëkryetarja e Partisë Social-Demokrate SPD-së për mediat gjermane. Ajo iu referua një rekomandimi të ekonomistit Jens Südekum, këshilltar i ministrit të Financave, Lars Klingbeil, i cili e konsideron lidhjen e moshës së daljes në pension me vitet e kontributeve më të drejtë sesa lidhjen e saj me jetëgjatësinë.
Dy modele
Bas shpjegoi se për moshën e pensionit ekzistojnë dy modele të ndryshme. Një mundësi është që mosha e daljes në pension të bazohet në jetëgjatësinë, ose në vitet e kontributeve që ka paguar dikush në sistem. Bas dha një shembull: "Nëse dikush fillon një praktikë në moshën 16 vjeç dhe më pas paguan në sistemin e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar, ai mund të dalë në pension më herët". "Kurse ata që fillojnë të punojnë më vonë, duhet të punojnë më gjatë".
Ky mund të jetë një lajm i keq për atë që studiojnë dhe mbarojnë universitetin, sepse ata në përgjithësi fillojnë të punojnë më vonë se ata që nuk studiojnë, por nisin të punojnë menjëherë pas shkollës. Bas tha se të dy modelet do të diskutohen në komisionin e pensioneve.
Vendimtare sot për sot data e lindjes
Aktualisht mosha e daljes në pension përcaktohet nga data e lindjes dhe deri në vitin 2031 mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht në 67 vjeç. Personat që kanë paguar 45 vjet kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët në pension.
Sipas Ministrisë së Punës për ata që kanë lindur pas 1 janarit 1953, mosha e daljes në pension rritet me dy muaj për çdo vit. Ata që kanë lindur pas 1 janarit 1964, mund të dalin në pension pa reduktim të pensionit kur mbushin moshën 65 vjeç./ DW
Rusia po zgjeron sulmet e saj hibride me dronë, sabotim dh...
Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi Çmimet e Qendrë...
Presidenti Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit...
Ushtria Mbretërore Tajlandeze ka nisur sulme ajrore përgja...
Qindra libra në Bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane në P...
Një thesar prej 225 figurinash funerare është zbuluar bren...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë organizoi sot tër...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një takim t...
Autoritetet greke kanë njoftuar se 17 emigrantë kanë humbu...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, u ...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e ka kërcënuar K...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se I...
Vullkani Kilauea i Havait ka hyrë në një episod të ri të s...
Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë ...
Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe v...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilloi një k...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u për...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratu...
Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në parkim shu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë të s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...