Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi Sigurinë Kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.
Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.
"Ka shumë kritika në atë dokument, por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë", tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.
"Duhet të kemi më shumë vetbesim", tha ajo, duke shtuar se "SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh".
"Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar", tha Kallas.
Ç'thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?
Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për "Zëvendësimin e Madh", sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.
Në dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen "me shumicë jo-evropiane" dhe se Evropa po përballet me "perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit". Më tej thuhet se "nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më".
Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si "censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit".
"Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën", thuhet në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. /DW
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratu...
Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në parkim shu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë të s...
Një studim i platformës së argëtimit JB ka renditur qytete...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në një autostradë në Tu...
Mburoja mbrojtëse e ndërtuar rreth vendit të katastrofës b...
Numri i të vdekurve në Indonezi nga përmbytjet e fundit ka...
Një zjarr masiv ka përfshirë një klub natë në Goa të Indis...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kanadanë veriperëndimore ...
Më në fund: Nga e diela deri të mërkurën e javës tjetër (0...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur ...
Një sulm me dronë dhe raketa në rajonin e Kordofanit Jugor...
Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka telefonuar ditë...
Një varkë që mbante të paktën 20 emigrantë është fundosur ...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bi...
E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar sër...
Miliarderi Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj BE, pasi Komis...
Prej dy vitesh, të gjitha festimet publike për Krishtlindj...
Rusia i ka dhënë fund marrëveshjeve të bashkëpunimit ushta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...