Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar sërish Moskën të shtunën për sulme në infrastrukturën civile ukrainase, pasi më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe objekte përgjatë natës.
“Shënjestrat kryesore të këtyre sulmeve ishin objektet e energjisë”, ka shkruar Zelensky në rrjete sociale.
“Synimi i Rusisë është që t’i dërrmojë miliona ukrainas, teksa ajo shkon në nivel aq të ulët, duke nisur sulme raketore në qytetet paqësore në Ditën e Shën Nikolasit”, ka thënë ai duke iu referuar 6 dhjetorit, nisjes së periudhës së Krishtlindjes.
Kjo datë simbolizon edhe Ditën e Ushtrisë së Ukrainës. Zelensky e ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë presion ndaj Rusisë që t’i japë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.
"Ndërtesa kryesore e stacionit hekurudhor në qytezën Fastiv afër Kievit është djegur e gjitha. Sulmi ka qenë pa asnjë kuptim shikuar nga aspekti ushtarak”, ka thënë presidenti ukrainas.
Sipas tij, edhe rajonet e Dnjipros, Zaporizhjas, Odesas, Lvivit dhe Mikollaivit, janë prekur nga sulmet. Komanda Qendrore e ushtrisë së Polonisë i ka aktivizuar sistemet për mbrojtje, si pasojë e këtyre sulmeve.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, ka shkruar në Telegram se është raportuar për të paktën tetë viktima në Ukrainë, nga tri në rajonet e Kievit dhe Dnjipropetrovskut dhe dy në rajonin e Lvivit.
Probleme me rrymë ka në shumicën e territorit të Ukrainës, për shkak të sulmeve. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet e fundit e kanë shënjestruar sektorin ushtarako-industrial të Ukrainës dhe objektet e energjisë, si përgjigje të atyre që janë përshkruar si sulme ukrainase në shënjestra civile në Rusi. Ukraina e ka rritur shkallën e sulmeve në tokën ruse këtë vit, ndërsa objektet e gazit dhe naftës kanë qenë shënjestrat kryesore.
Për sulmet është raportuar teksa janë rritur përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
Miliarderi Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj BE, pasi Komis...
Prej dy vitesh, të gjitha festimet publike për Krishtlindj...
Rusia i ka dhënë fund marrëveshjeve të bashkëpunimit ushta...
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të sh...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga të shtënat masi...
Komisioni Europian i vendosi një gjobë prej 120 milionë eu...
Me bllokada të shtuara në rrugët kryesore dhe doganat në t...
Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të q...
Autoritetet kompetente të Njësisë Rajonale të Trikalës jan...
Sulme të reja vdekjeprurëse kufitare kanë shpërthyer midis...
Kompania e njohur e transmetimeve Netflix dhe Warner Bros....
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i In...
Stuhia "Byron" hyri në fazën e saj më të rrezikshme mbrëmj...
Fermerët janë në ditën e 6-të të protestës dhe po vazhdojn...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur udhëheqësit ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia...
Pas muajsh mospajtime, shumica e anëtarëve të Unionit të T...
Një stuhie e fuqishme e quajtur ‘Bajroni’ ka goditur dhjet...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publiku...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Indi, për të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...