Refugjatët dhe emigrimi, kritika të ashpra ndaj Gjermanisë
Raporti Global për Refugjatët është një thirrje për qeveri...

Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi britanik. Ky pohim i pazakontë pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.
Gati 530.000 ndjekës ka i ashtuquajturi "The Offline Club" në "Instagram". Kjo tingëllon pothuajse ironike, sepse në "Offline Club" synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga "Instagram"-i. Të drejtosh këtë llogari, ke një ndijesi "të pazakontë", thonë në vetëprezantimin e tyre tre themeluesit Jordy, Ilya dhe Valentijn. Tre të rinjtë nga Holanda duan që me "Offline Club" "të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit" – sikurse e përshkruajnë ata në anglisht.
Që prej rreth një viti ata organizojnë takime me shumë të tjerë që mendojnë po kështu: Në këto takime nuk ka smartphone dhe laptopë. "Are you ready to ditch your phone?", thuhet në një "reel" të postuar. E siç duket gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në "Offline Clubs". Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht te smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, bëjnë punë dore ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone, bën reklamë "Offline Club".
Ky koncept nga Holanda brenda vitit është përhapur në të gjithë botën. Amsterdami ishte ndër vendet e para. Por pasuan edhe Londra, Parisi, Milano dhe Kopenhaga. Edhe në Gjermani janë zhvilluar takimet e para të këtij lloji. Po shtohen gjithnjë e më shumë edhe restorantet apo klubet, ku klientëve u kërkohet që t'i lënë celularët në shtëpi.
Vazhdimisht online – me ose pa dëshirë
Me "Offline Clubs" duket se themeluesit kanë prekur një nerv të kohës. Sepse në radhë të parë të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të shkëputen nga celulari – pavarësisht mundësisë për konfigurim të celularit, që mund ta kufizojnë kohën e përdorimit. Edhe pse i mirëpritur në rrjetet sociale kthimi te celularët me palosje pa aplikacione, në zhargonin gjermanisht të quajtur si "boring phone", nuk ka mundur të spostojë smartphone-ët.
Sipas të dhënave të degës gjermane të teknologjisë, bitkom, nga fundi i vitit 2024, 16 deri në 29-vjeçarët kalojnë më shumë se tri orë në ditë me smartphone. Me këtë ata kanë kohëzgjatjen më të lartë të përdorimit krahasuar me grupmoshat e tjera. Por kohëzgjatja e përdorimit të smaprtphone-it mund të jetë edhe më e lartë nga sa bëhet e ditur.
Studimi: Gati gjysma dëshirojnë një botë pa internet
Shumë të rinj e të reja në fakt dëshirojnë të kalojnë sa më pak kohë me smartphone. Sipas një sondazhi të ri të organizatës britanike të shërbimeve publike, British Standards Institution (BSI), gati 70 për qind e 16 deri 21-vjeçarëve ndihen më keq, kur e kalojnë të shumtën e kohës në rrjetet sociale. Për këtë arsye gjysma do të preferonin një "bllokim digjital", që të kufizonte akesin në aplikacione të ndryshme dhe faqe interneti pas orës 22:00. 46 për qind madje thonë, se do të preferonin më shumë të ishin të rinj në një botë pa internet.
Për këtë studim janë pyetur 1293 të rinj. Rezultati përputhet me sondazhe të tjera, si p.sh. anketën e realizuar në fund të 2024 nga instituti amerikan i sondazheve, Harris Polls. Në këtë anketë shumë të rinj kanë shprehur dëshirën, që "TikTok", "Instagram" apo "X" të mos ishin shpikur fare.
Si mbrohet politika?
Kjo mund të çojë ujë në mullirin e disa politikanëve – edhe pse përpjekjet në sfondin e kërkesave të forta të të rinjve duket sikur janë të çala. Ministri britanik i Teknologjisë, Peter Kyle, sipas gazetës "Guardian", la të kuptohet (20.05.2025), se do të shqyrtojë mundësinë e ndalimeve të detyrueshme të këtyre sistemeve në orë të caktuara. Norvegjia do ta rrisë moshën e lejuar për të përdorur rrjetet sociale nga 13 në 15 vjeç.
Australia kryeson në nivel botëror, me rritjen në fund të vitit 2024 të moshës në 16 vjeç për të lejuar përdorimin e rrjeteve sociale. Vende të tjera si p.sh. Danimarka, e kanë ndryshuar politikën arsimore duke ndaluar thuajse tërësisht tabletat dhe smartphone-ët në mjediset shkollore.
Depresiv prej celularit?
Përdorimi i tepruar i smartphone-ëve ndërkohë lidhet me probleme të ndryshme psiqike si depresioni, ndjenja e frikës, stresi, çrregullimet e gjumit dhe varësia. Në një studim të publikuar në fillim të vitit në revistën shkencore "BMC Medicine" simptomat janë pakësuar me 27 për qind pas reduktimit të kohës së përdorimit të smartphone-it. Sipas OECD-së, shëndeti mendor i të rinjve në 15 vitet e fundit është përkeqësuar në përmasa dramatike. Një tendencë, që është përforcuar edhe nga pandemia. Në këtë periudhë ka pasur edhe një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të medias. "Studimi megjithatë deri tani nuk ka mundur të vërtetojë një kauzalitet të qartë midis këtyre zhvillimeve", thuhet nga OECD./ DW
Raporti Global për Refugjatët është një thirrje për qeveri...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lë...
Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre...
Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën n...
Të burgosurit në burgun e Korfuzit organizuan këtë të mart...
Këshilli Europian miratoi sot paketën e 17-të të masave ku...
Ish-presidenti Joe Biden ka shprehur mirënjohjen e tij për...
Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar I...
Presidenti Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi n...
Në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës, një llogari e...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari ameri...
Pas rreth dy orësh është mbyllur biseda telefonike mes Tru...
Brazili, një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për...
Paraditen e ksaj të hëne, Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV, pri...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh mbësh...
Pati një "përparim" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashk...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...