FOTOLAJM/ Diaspora shqiptare proteston kundër qeverisë
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet.
“Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, tha Kurti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, të transmetuar në mbrëmjen e së martës.
Ndonëse propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar.
Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur pikërisht te zgjedhja e kryeparlamentarit.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Kurti tha se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione.
Kurti përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Ata që kanë dyshime nëse ai i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, Kurti i porositi: “Më testoni”.
Sipas tij, një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me pakicat dhe me Nismën do të mund të siguronte deri në 80 vota në Kuvend.
Ai konfirmoi se ka pasur takime me Limajn dhe një rritje të besimit mes tyre, por jo një marrëveshje konkrete.
Kurti bëri të ditur se një nga parakushtet e Nismës ka qenë pozita e kryetarit të Kuvendit – kërkesë që, sipas tij, nuk ka qenë e mundur të përmbushej, pasi Nisma ka siguruar vetëm tre deputetë në Kuvend.
Megjithatë, Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëqeverisje me Nismën.
“Synimi jonë është të kemi një qeveri të re, e cila është e re në përbërje. Pa dyshim që do të ketë edhe befasi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar”, tha ai.
Qeveria e re e Kosovës mund të formohet pasi të jetë konstituuar Kuvendi i Kosovës./ REL
Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre...
Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën n...
Të burgosurit në burgun e Korfuzit organizuan këtë të mart...
Këshilli Europian miratoi sot paketën e 17-të të masave ku...
Ish-presidenti Joe Biden ka shprehur mirënjohjen e tij për...
Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar I...
Presidenti Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi n...
Në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës, një llogari e...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari ameri...
Pas rreth dy orësh është mbyllur biseda telefonike mes Tru...
Brazili, një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për...
Paraditen e ksaj të hëne, Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV, pri...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh mbësh...
Pati një "përparim" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashk...
Me pothuajse 98% të votave të numëruara, kryebashkiaku i p...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është diagnostikuar m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi telefonatë...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshm...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...