Rinis me debate seanca plenare/ Rama i pranishëm në Kuvend, foltorja e bllokuar
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin në Kuvendin e Kosovës, i cili ka mbetur i ka konstituuar edhe tre muaj pas zgjedhjeve.
Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se takimi vjen pas kërkesës së Nismës për takim.
Presidenca nuk dha hollësi për atë që u bisedua në këtë takim, ndërsa Limaj nuk ka folur rreth tij deri tani.
Nisma i fitoi tri ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit, në të cilat garoi në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Takimi mes Osmanit dhe Limajt vjen disa orë pasi deputetët dështuan për herën e tetëmbëdhjetë radhazi ta formojnë Kuvendin.
Të hënën, ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u emëruar – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe AAK si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.
Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Për krijimin e institucioneve të reja nevojitet arritja e ndonjë marrëveshjeje politike, duke parë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.
Vetëvendosje i ftoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, koalicioni AKK-NISMA 8, Lista Serbe 9, Partia për Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe pakicat joserbe 10.
Takimi i Osmanit me Limajn është i pari prej se Osmani takoi krerët e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, javën e kaluar në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç.
Pas atij takimi të përbashkët, Osmani tha se nuk kishte pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Ajo kishte paralajmëruar takime për këtë javë me secilin lider veç e veç, nëse ata do ta shihnin të nevojshme./ REL
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për...
Paraditen e ksaj të hëne, Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV, pri...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh mbësh...
Pati një "përparim" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashk...
Me pothuajse 98% të votave të numëruara, kryebashkiaku i p...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është diagnostikuar m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi telefonatë...
Që nga mëngjesi i së dielës në Evia të Greqisë janë regjis...
Motoçiklistët, traktoristët dhe veteranët e luftës zhvillu...
Sekretari i amerikan i Shtetit Marco Rubio zhvilloi një ko...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha të dielën se E...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me Papa...
Një burrë që sulmoi shkrimtarin e njohur botëror Salman Ru...
Papa Leo XIV u inaugurua si papë në Meshën në Sheshin e Sh...
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italian...
Në meshën për përurimin e Tij, Papa Leo XIV ka përcjellë m...
Mesha e përurimit të Papa Leo XIV po mbahet në Sheshin e S...
Papa Leo XIV do të përurohet sot zyrtarisht si papë në një...
Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...