"The Albanian Files"/ Këlliçi: Skandaloze, studiot arkitekturore manipulojnë historinë e vendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...

Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu, pas protestave të mëdha dhe kritikave ndërkombëtare.
Por, Apeli urdhëroi që tre aktivistët, Marija Vasiq, Lado Jovoviq dhe Lazar Diniq, të dërgohen në arrest shtëpiak derisa procedurat ligjore ndaj tyre janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprimtari kundër shtetit.
Për tre aktivistët e tjerë, Mlladen Cvijetiq, Srdan Gjuriq dhe Davor Stefanoviq, Apeli e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen në gjykatën e shkallës së parë për një vendim të ri.
Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar vazhdimisht nga 15 maji, duke e bllokuar Gjykatën e Lartë në Novi Sad, pasi ajo kishte marrë vendim javën e kaluar për zgjatjen e paraburgimit për gjashtë aktivistët.
Gjashtë aktivistët nga Novi Sadi u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd.
Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.
Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces.
Një ndër aktivistët, profesoresha Marija Vasiq, u hyri në grevë urie në paraburgim dhe në fundjavë u transferua në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Komisioni Evropian tha të hënën se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore Marija Vasiqit.
"Ne presim që autoritetet të veprojnë me përgjegjësi dhe t'i ofrojnë asaj kujdes të përshtatshëm mjekësor", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Komisioni Evropian deklaron gjithashtu se po e monitoron nga afër këtë rast dhe se, ashtu si në raste të tjera, edhe në këtë rast duhet të sigurohet një gjykim i drejtë.
“Ne presim që kushtet e paraburgimit të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave themelore, përfshirë dinjitetin njerëzor”, tha Komisioni Evropian kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë se si e shohin rastin e paraburgimit të aktivistëve dhe studentëve të Novi Sadit, si dhe zhvillimet pas grevës së Marija Vasiq./ REL
Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën n...
Të burgosurit në burgun e Korfuzit organizuan këtë të mart...
Këshilli Europian miratoi sot paketën e 17-të të masave ku...
Ish-presidenti Joe Biden ka shprehur mirënjohjen e tij për...
Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar I...
Presidenti Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi n...
Në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës, një llogari e...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari ameri...
Pas rreth dy orësh është mbyllur biseda telefonike mes Tru...
Brazili, një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për...
Paraditen e ksaj të hëne, Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV, pri...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh mbësh...
Pati një "përparim" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashk...
Me pothuajse 98% të votave të numëruara, kryebashkiaku i p...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është diagnostikuar m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi telefonatë...
Që nga mëngjesi i së dielës në Evia të Greqisë janë regjis...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...