FOTOLAJM/ Diaspora shqiptare proteston kundër qeverisë
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...

Raporti Global për Refugjatët është një thirrje për qeverinë e re gjermane që të mos veprojë e vetme në nivel kombëtar. Në vend të kësaj, Gjermania duhet të luajë një rol pionier në Europë.
"Politika gjermane ndaj refugjatëve nuk është në lartësinë e sfidave globale", thotë drejtpërdrejt Benjamin Etzold. Rasti është prezantimi në Berlin i Raportit të tretë Global për Refugjatët. Studiuesi në Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Konflikteve në Bonn (BICC) kujton fushatën zgjedhore parlamentare gjermane. Kjo u karakterizua kryesisht nga çështja e refugjatëve dhe e emigrimit.
Debatet u përqendruan kryesisht te Gjermania dhe ishin "të nxehta”, thotë studiuesi i refugjatëve. Sipas tij, kjo do të vazhdojë edhe nën qeverinë e re gjermane. Megjithatë, Etzold kritikon faktin se kjo nuk bazohet në fakte dhe përfundime shkencore. Dimensioni global i ikjes dhe zhvendosjes injorohet kryesisht.
Kontrollet kufitare, si instrument parandalimi?
Eksperti i emigrimit kritikon ashpër edhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe kthimin e refugjatëve: "Ato shërbejnë si pengesë dhe efektiviteti i tyre është i mbivlerësuar", thotë Etzold. Kolegu i tij, Franck Düvell, i Universitetit të Osnabrück-ut, mbështet këtë pikëpamje: "Nëse dikush kthehet mbrapsht, ai përpiqet përsëri e përsëri, derisa të mbërrijë në vend."
Kjo vlen si për kufijtë e brendshëm ashtu edhe për ata të jashtëm të Bashkimit Europian (BE). "Kur një rrugë mbyllet, ka një tjetër menjëherë pranë saj. Kjo ndonjëherë është më e rrezikshme, por atëherë është më e frekuentuar", thotë Düvell, duke shpjeguar efektin që ai dhe ekspertë të tjerë e kanë analizuar shpesh. Kjo, nga ana tjetër, tërheq kriminelë: kontrabandistët e njerëzve.
Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzit
Studiuesi i refugjatëve aludon për emigrimin e parregullt, ndonjëherë të paligjshëm dhe shpesh kërcënues për jetën: "Mund të jenë dokumente të falsifikuara, mund të jenë vende fshehjeje në kamionë, mund të jenë anije të papërshtatshme për lundrim", thotë Düvell, duke përshkruar metodat e përdorura nga bandat e kontrabandës në të gjithë botën që janë vërejtur për shumë vite. "Ky është efekti anësor i padëshirueshëm që e shohim herë pas here me këto lloj masash."
Në këtë kontekst, ekspertët e refugjatëve dhe emigrimit i bëjnë thirrje qeverisë së re gjermane dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bashkojnë përsëri forcat: "Ekziston një nevojë urgjente për të ringjallur politikën shumëpalëshe për refugjatët, edhe pa përfshirjen e SHBA-së", thotë Benjamin Etzold i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Konflikteve në Bonn. "Gjermania mund dhe duhet të marrë një rol pionier këtu në Europë dhe globalisht, në vend që të ndjekë vetëm përpjekjet kombëtare."
Përmirësimi i perspektivave të jetesës në vend
Gjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë mbrojtje i mbajnë të mbyllur në vazhdimësi në kampe, i ushqejnë dhe kujdesen për ta atje, kritikon drejtpërdrejt eksperti. Për shkak të mungesës së perspektivave në kampe, gjithnjë e më shumë refugjatë largohen, shumë prej tyre vijnë drejt Gjermanisë.
Etzold beson se ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar këtë situatë: "Në fund të fundit, vetëm siguria ligjore dhe perspektivat e përmirësuara të jetës në terren mund të zvogëlojnë presionin për të vazhduar emigrimin dhe për të parandaluar emigrimin e parregullt në Gjermani."
Etzold beson se njoftimi i qeverisë së re gjermane se synon t'i japë fund në një masë të madhe aksesit ligjor në Gjermani përmes programeve të pranimit humanitar ose ribashkimit familjar, është kundërproduktiv. Ai beson se kjo mund të inkurajojë edhe emigrimin e parregullt, të cilin ne duam ta luftojmë.
"Atëherë i hapet dera arbitraritetit"
Kolegia e tij, Petra Bendel, nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut, madje druhet se Gjermania mund të shkelë ligjin me prapësimet në kufi. Ajo i referohet së drejtës individuale për azil të sanksionuar në Kushtetutë, në Ligjin Themeltar dhe në legjislacionin europian. "Po t'i japësh politikës përparësi mbi këtë të drejtë, kjo hap derën për arbitraritet."/ DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lë...
Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre...
Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën n...
Të burgosurit në burgun e Korfuzit organizuan këtë të mart...
Këshilli Europian miratoi sot paketën e 17-të të masave ku...
Ish-presidenti Joe Biden ka shprehur mirënjohjen e tij për...
Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar I...
Presidenti Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi n...
Në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës, një llogari e...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari ameri...
Pas rreth dy orësh është mbyllur biseda telefonike mes Tru...
Brazili, një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladi...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për...
Paraditen e ksaj të hëne, Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV, pri...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh mbësh...
Pati një "përparim" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashk...
Me pothuajse 98% të votave të numëruara, kryebashkiaku i p...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshm...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...