“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muajin maj, tani është i arrestuar nga Garda e fuqishme Revolucionare Islamike e Iranit, bënë të ditur për Radion "Evropa e Lirë" (REL) burime që kanë njohuri për këtë çështje.
Mohammad Bagher Moradi ishte dëbuar nga Irani në nëntorin e vitit të kaluar, pasi ishte arrestuar “jashtëligjshëm” në Turqi për pesë muaj, tha për "REL"-in, Salih Efe, avokat turk që përfaqëson familjen e gazetarit.
Familja e Moradit tha se ai ishte larguar nga shtëpia e tij në kryeqytetin turk, Ankara, më 30 maj për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer më. Një ditë më vonë, vetura e tij u gjet e braktisur afër shtëpisë së tij, raportuan mediat turke.
Mediat turke raportuan se familja e Moradit, që kishin shkuar për vizitë nga Teherani, raportuan zhdukjen e djalit të tyre dhe i thanë zyrës së prokurorit lokal se dyshonin se ai ishte rrëmbyer. Pavarësisht se u krye një hetim, Moradi nuk u gjet.
Në qershor, mediat turke cituan babanë e gazetarit, Mohsen Moradi, të ketë thënë se djali i tij ishte “rrëmbyer” nga “inteligjenca iraniane”.
Pas disa muajsh heshtjeje, Moradi më 4 nëntor realizoi një bisedë të shkurtër telefonike me familjen e tij dhe i informoi se ai ishte në Iran, në paraburgim nga “trupat e inteligjencës”, thanë për "REL"-in burimet që kanë njohuri për këtë rast. Moradi i tha familjes së tij se ai ishte dërguar në Iran disa ditë para se t’i telefononte ata, thanë burimet, duke shtuar se gazetari që nga ajo kohë ka realizuar edhe dy telefonata me familjen e tij.
Burimet thanë se Moradi po mbahet nga dega e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike, që qëndron pas arrestimeve të disa gazetarëve, aktivistëve, ambientalistëve dhe qytetarë me shtetësi të dyfishtë në vitet e fundit.
Javën e kaluar, babai i Moradit u mor në pyetje nga Garda Revolucionare lidhur me aktivitetet e djalit të tij në Turqi, thanë burimet. Burimet shtuan se Garda i tha atij që ta këshillojë të birin që të bëjë një pranim të fajësisë, që do të transmetohej në televizion.
Irani detyron të burgosurit politikë që të pranojnë krimet dhe shpesh rrëfimet e tyre diktohen nga hetuesit. Shumë ish-të burgosur kanë treguar se janë detyruar që të bëjë deklarime të tilla.
Moradi, 34 vjeç, u largua për në Turqi më 2014 pasi u dënua me pesë vjet burgim në Iran nën akuza për konspiracion kundër shtetit.
Efe, avokati turk që përfaqëson familjen e Moradit, tha për "REL"-in se gazetari opozitar kishte fituar azil në Turqi. Ai tha se dëbimi sekret i Moradit për në Iran ishte shkelje flagrante e ligjit të Turqisë dhe ligjit ndërkombëtar, përfshirë edhe Konventën për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.
Efe tha se Moradi i ka thënë familjes së tij se është rrëmbyer nga zyrtarët e inteligjencës së Turqisë dhe është mbajtur në një lokacion të panjohur deri në momentin kur është dëbuar nga shteti. Avokati tha se Moradi është marrë në pyetje dhe është torturuar gjatë mbajtjes në Turqi.
“Ky mund të jetë dëbimi i katërt apo i pestë joligjor dhe sekret i një të strehuari politik iranian nga Turqia për në Iran”, tha Efe. “Mendoj se Turqia nuk mund të konsiderohet një shtet i sigurt për refugjatët iranianë”.
Turqia, që gjendet në kufirin perëndimor të Iranit, është një prej destiancioneve kryesore për disidentët iranianë dhe aktivistët që largohen nga shteti. Por, po ashtu është shndërruar në vendin kryesor ku disidentët po ndiqen nga inteligjenca iraniane, apo ata që punojnë për agjencitë e sigurisë së Teheranit. Kjo ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e shtetasve iranianë. Fati i Moradit ka të ngjarë që të rrisë këto shqetësime.
Aktivisti iranian, me bazë në Londër, Peyman Aref, ish-refugjat në Turqi, i tha "REL"-it se Moradi kishte thënë një vit para se të rrëmbehej se ndihej i kërcënuar nga agjentët e inteligjencës së Turqisë.
“Vitin e kaluar ai foli në Clubhouse dhe zbuloi se një person... që punon për inteligjencën turke po tenton që të rekrutojë iranianë”, tha Aref, duke iu referuar një audio-aplikacioni që është shndërruar në një platformë të madhe në mediat sociale për dialog midis iranianëve. “Ai përfundoi deklaratën e tij duke thënë se tash e tutje inteligjenca turke do të jetë drejtpërdrejtë përgjegjëse për çfarëdo që do të më ndodh”.
Më 2017, Aref u dëbua nga Turqia për në Liban, pasi ishte arrestuar nga forcat e sigurisë së Turqisë, tha avokati i tij për Radion Farda të "REL"-it.
Aref pretendoi se u dëbua nga Turqia pasi refuzoi që të bashkëpunonte me inteligjencën turke.
Irani dihet se ka vrarë apo rrëmbyer disa figura opozitare në mërgim në vitet e fundit, përfshirë gazetarin Ruhollah Zam.
Zam, udhëheqës i kanalit të njohur opozitar në Telegram, "Amad news", u ekzekutua në Iran më 2020 pasi u gjet fajtor për akuzën e “korrupsionit në Tokë”, një akuzë që përfshin raste të spiunazhit apo përpjekjeve për të rrëzuar Qeverinë e Iranit.
Zam kishte jetuar dhe punuar në Francë përpara se të arrestohej më 2019, nën rrethana ende të pasqaruara. Sipas raportimeve të mediave, disidenti dyshohet se ishte mashtruar nga agjentët iranianë që të shkonte në Irakun fqinj.
Habib Chaab, themelues dhe ish-lider i grupit separatist, Lëvizja Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA), u zhduk gjatë një udhëtimi në Stamboll më 2020.
Një muaj më vonë, Chaab u shfaq në një video të publikuar në televizionin shtetëror iranian, duke marrë përgjegjësinë për kryerjen e një sulmi dhe për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës të Arabisë Saudite. Chaab, që kishte jetuar për 14 vjet në Suedi, më vonë doli para gjyqit./REL
Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djatht...
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 29 nëntor se si...
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e ...
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ndodhet për nj...
Pas një marrëdhënieje hera herws të vështirë, qeveria ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjerma...
Një tërmet i fortë, me intensitet 5 ballë të shkallës Riht...
Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e kon...
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm ...
Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e...
Stoltenberg ka rikonfirmuar zotimin e NATO-s, për të f...
Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Ba...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu është drejt...
Zyrtarët ukrainas janë shprehur se forcat ruse po bomb...
Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embarg...
Shtetet e Bashkuara do të japin 53 milionë dollarë për...
Ministrat e drejtësisë të G7 dënuan përdorimin e dimri...
Pushtimi rus i Ukrainës është ndier në mbarë botën, po...
Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...