Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...

Kryeministri i Francës, Lecornu, mund të marrë frymë lirisht pasi Asambleja Kombëtare miratoi planet e tij të shpenzimeve me 13 vota pro. Lecornu ndodhet në detyrë prej tre muajsh dhe ka dhënë një herë dorëheqjen.
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve të qeverisë për vitin 2026 para fundit të vitit.
Dhoma e ulët e Parlamentit francez mbështeti masën, e cila përfshin pezullimin e një reforme pensionesh, me 247 vota kundrejt 234. Lecornu e falënderoi atë që e quajti "shumicë përgjegjëse".
Buxheti tani do të kthehet në Senat para se të kthehet sërish në Dhomën e ulët.Lecornuja e pati të vështirë ta bëjë Parlamentin të miratojë buxhetin që nga marrja e detyrës në shtator, por koncesionet që bëri ndaj programit të shkurtimit të shpenzimeve të Presidentit Emmanuel Macron për të qetësuar socialistët e qendrës së majtë rrezikojnë të largojnë aleatët e tij të qendrës dhe konservatorë. Nëse projektligji do të kishte dështuar, do të kishte lënë një boshllëk prej 30 miliardë eurosh (rreth 35 miliardë dollarë) në financimin për kujdesin shëndetësor, pensionet dhe mirëqenien sociale, si dhe do të kishte vënë në dyshim vetë pozicionin e Lecornusë.
Ndryshimi i moshës së daljes në pension sërish shtyhet në projektligjin e fundit
Ndryshimi kryesor në buxhetin e sigurimeve shoqërore është rritja e moshës së daljes në pension, të cilën Presidenti Macron e ka kërkuar prej vitesh.
Propozimet e mëparshme për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç — reforma të cilat u prezantuan për herë të parë në vitin 2023 dhe që ende do ta vendosnin Francën ndër vendet më bujare në Evropë ose në G7 — janë pezulluar sërish.
Ndryshimi i synuar do të pezullohet deri në vitin 2027, pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, që do të thotë se Macroni nuk do të ketë arritur të objektivin e tij për të reformuar sistemin e vjetëruar të pensioneve të Francësgjatë të dyja mandateve të tij në detyrë.
Kur u pyet nëse plani do të miratohej para debatit parlamentar dhe votimit të mëvonshëm, i cili nisi në orën 16:00 me orën lokale, ministrja e Buxhetit, Amelie de Montchalin, iu përgjigj BFM TV: "Nuk mund të them."
Ajo gjithashtu tha se qeveria mund të angazhojë fonde shtesë për të financuar spitalet në shpresën e fitimit të mbështetjes së partive politike të ngurta, si blloku i Partisë së Gjelbër.
Qeveria në pakicë e varur nga mbështetja
Të dy partitë populiste, e djathta dhe e majta, dy nga më të mëdhatë në një parlament të ndarë, pritet të kundërshtojnë planet e shpenzimeve.
Kjo do ta detyronte Lecornunë, besnik të Macron-it, të mbështetej te shumica dërrmuese e grupeve të mbetura në parlament për të siguruar miratimin e projektligjit.
Por përpjekjet e tij për të fituar mbështetjen e Socialistëve, forcës tradicionale politike të qendrës së majtë në Francë, rrezikojnë të largojnë Republikanët e qendrës së djathtë dhe partitë qendriste si Horizon, anëtarët e të cilave thonë se Lecornu ka bërë shumë kompromise, ndërsa Franca përpiqet të kontrollojë borxhin e saj.
Qeveria synon të ulë deficitin buxhetor të Francës, tashmë një nga më të lartët në Evropë, në 5% të PBB-së vitin e ardhshëm. Për krahasim, ai i Gjermanisë ishte 2.8% në vitin 2024.
Franca në krizë: Macron përballet me zemërim në rritje
Por kjo ka qenë një sfidë për vite me radhë, dhe është bërë thuajse e pamundur që nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2024 të thirrura nga Macroni, të cilat dobësuan edhe më shumë pozicionin e Presidentit dhe aleatëve të tij.
Lecornuja është kryeministri i tretë që nga ato zgjedhje. Ai është në detyrë vetëm që nga shtatori. Dhe tashmë ka dhënë dorëheqjen një herë, disa javë pasi mori detyrën, por Macroni i kërkoi të kthehej dhe të përpiqej të miratonte buxhetin para se të skadonte afati dhe të duheshin marrë masa emergjente shpenzimesh.
Katër kryeministrat e fundit të Macronit kanë qëndruar në detyrë më pak se një vit. Dy të mëparshmit nuk qëndruan as dy vjet./ DW
Serbia filloi më 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Pro...
Tensioni i përshkallëzuar midis Tajlandës dhe Kamboxhias ë...
Gjermania ka një nga hapësirat ajrore më të ngarkuara në b...
Fëmijët në të gjithë Australinë u zgjuan të mërkurën pa qa...
Punimet për zëvendësimin e Urës së Savës në Serbi tashmë k...
Ukraina do të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rr...
Predha me origjinë të panjohur raportohet se kanë rënë pra...
Kequshqyerja vazhdon të ketë pasoja te të rinjtë e Gazës, ...
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha të martën se ka tri mundës...
Një anëtar i Forcave të Armatosura të Britanisë ka humbur ...
Në Spanjë është ngritur alarmi për gripin e shpendëve. Në ...
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç ka filluar luftën nd...
Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të heqë dorë nga ...
Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të mar...
Europa dhe Ukraina rishikuan në Londër planin e paqes të S...
Gjykata e Lartë e Kubës ka dënuar ish-ministrin e Ekonomis...
Dronët që fluturojnë pranë aeroporteve kryesore ose avionë...
Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërim...
Ukraina po finalizon një plan të rishikuar paqeje që prite...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...