Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...

Serbia filloi më 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Progresi ka qenë i ngadaltë. Pas vitesh premtimesh të pambajtura dhe reformash të bllokuara, BE-ja po i bën presion Serbisë që të tregojë se seriozitet për reformat.
"Ne presim që Serbia të tregojë angazhim, si me vepra ashtu edhe me fjalë”, tha Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në kryeqytetin serb, Beograd, më 15 tetor.
Presidentja e Komisionit Evropian ishte në Serbi në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin e BE-së me vendet kandidate në rajon.
Atë ditë, ajo ftoi Presidentin serb Aleksandar Vuçiq të vinte në Bruksel një muaj më vonë, në mënyrë që të dy të mund të "bënin një bilanc së bashku”.
Ishte tetor; tani është dhjetor. Sipas burimeve të shumta që folën me DW, takimi u shty, sepse Serbia nuk kishte përparim për të raportuar.
Të martën (09.12.2025) u konfirmua se Presidenti Vuçiq do të udhëtojë për në Bruksel të mërkurën për një takim me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Çfarë pret BE-ja nga Serbia?
Nemanja Todoroviq Stiplija, kryeredaktor i portalit të pavarur të lajmeve me seli në Beograd, European Western Balkans, i tha DW se Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian e kanë bërë të qartë se progresi i Serbisë do të matet në bazë të tri çështjeve kryesore të përcaktuara në një dokument që Serbia i paraqiti BE-sënë vitin 2024: përmirësimi i lirisë së medias, sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.
Në përgjigje të një pyetjeje të DW, një zëdhënës i Komisionit tha se përveç këtyre fushave, Serbia pritet të "investojë më shumë përpjekje dhe të bëjë kompromise për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për të adresuar dezinformimin dhe manipulimin e informacionit nga jashtë”.
"Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj për një afrim më të qëndrueshëm dhe më gjihtëpërfshirës dhe të na sigurojë për kursin e saj strategjik, duke përfshirë edhe mbështetjen e masave kufizuese të BE-së të vendosura ndaj Rusisë në sfondin e luftës kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Komisionit.
Regres në lirinë e medias
Pra, a ka bërë Serbia ndonjë përparim në këto fusha kyçe?
Ndërsa ligjet e medias në Serbi janë ndryshuar, ndryshimet nuk e kanë ndaluar gërryerjen e vazhdueshme të lirisë së medias.
Në fakt, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian vëren një "kthim prapa" në lirinë e shprehjes në Serbi, duke deklaruar se "mjedisi për gazetarët, profesionistët e medias dhe mediat është mpërkeqësuar seriozisht".
Organi Rregullator për Median Elektronike (REM) është institucioni kryesor përgjegjës për mbikëqyrjen dhe sigurimin e pavarësisë së medias elektronike në Serbi.
Një nga detyrat e saj kryesore është zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillit të REM, një proces që synon të garantojë autonominë e organit. Megjithatë, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet akuzohet për manipulim të procesit zgjedhor për të ruajtur kontrollin mbi REM, duke minuar kështu pavarësinë e medias elektronike në vend.
Po zgjedhjet e lira dhe të ndershme?
Kur bëhet fjalë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i vetmi ndryshim formal i bërë nga qeveria ka të bëjë me ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Unifikuar të Votuesve.
Ky ndryshim parashikonte një auditim të thelluar të regjistrit, i cili ende nuk është kryer, tha për DW Rasa Nedeljkov nga OJQ-ja Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA).
Nedeljkov thotë se gjatë dhjetë viteve të fundit, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) i ka bërë 56 rekomandime prioritare Serbisë se si të përmirësojë kushtet zgjedhore.
Sipas vlerësimit të vetë ODIHR-it, vetëm katër janë zbatuar.
Ndërkohë, situata në terren po përkeqësohet. Zgjedhjet e fundit lokale në Negotin, Mionicë dhe Seçanj u shënuan nga konfrontime fizike, sulme ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe anëtarëve të opozitës, si dhe akuza për një numër parregullsish, të tilla si manipulimi i votave dhe blerja e votave.
"Serbia po zhytet me shpejtësi në autokraci zgjedhore, ku zgjedhjet janë bërë një farsë dhe janë zëvendësuar nga sjellja e dhunshme dhe e orkestruar e votuesve vetëm për të regjistruar praninë e tyre në qendrat e votimit, ndërsa vullneti i tyre — përmes kërcënimeve të ndryshme — po hiqet”, thotë Nedeljkov duke iu referuar raporteve se njerëzit po ngacmohen që të votojnë në një mënyrë të caktuar. A ka ndaluar përparimi i Serbisë?
Vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të zbatojnë reforma në një sërë fushash në përgatitje për anëtarësim. Negociatat midis bllokut dhe vendeve kandidate ndahen në ato që njihen si kapituj dhe grupe.
Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull apo grup të vetëm për më shumë se tre vjet.
Përveç kësaj, BE-ja ka shtyrë tashmë pagesën prej 111 milionë eurosh (129 milionë dollarë) në mbështetje nga Plani i saj i Rritjes për shkak të reformave të paplotësuara.
Në tetor, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të ashpër që dënonte polarizimin politik dhe shtypjen shtetërore në Serbi. Raporti i Progresit që u botua më pas, vuri në dukje një hap prapa jo vetëm në lirinë e medias, por edhe në demokraci dhe të drejtat themelore.
Çfarë dëshiron Beogradi?
Beogradi do të shpresojë për një ndryshim në qëndrimin e Brukselit ndaj Serbisë, pasi kjo do ta ndihmonte udhëheqjen e vendit si politikisht ashtu edhe financiarisht.
Qeveria mund ta shesë edhe hapjen e një grupi negociatorësh në vend si provë të legjitimitetit të saj, i cili është dobësuar nga më shumë se një vit protestash antiqeveritare dhe kundër korrupsionit.
Për më tepër, paratë nga pjesa e parë e Planit të Rritjes së BE-së do të ndihmonin qeverinë të mbushte boshllëqet buxhetore.
Roli i shteteve anëtare të BE-së
Por një ndryshim i tillë nuk varet më vetëm nga Komisioni, tha për DW Bojana Selakoviq e koalicionit të shoqërisë civile Konventa Kombëtare për BE-në: Edhe shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë fjale.
"Shtetet baltike këmbëngulin që Serbia duhet të heqë dorë plotësisht nga aleanca e saj me Rusinë”, tha ajo për DW. "Një grup tjetër – si Suedia, Holanda dhe Danimarka – është shumë i rreptë në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, ndërsa Gjermania ende këmbëngul në zgjidhjen e çështjes Banjska”, shpjegon ajo, duke iu referuar përplasjes së armatosur midis militantëve etnikë serbë dhe policisë së Kosovës në veri të Kosovës në shtator 2023, në të cilën u vranë disa persona.
Kjo shpjegon pse Serbia nisi një përpjekje intensive diplomatike për të ndryshuar mendjet në të gjithë Evropën, me kryetaren e parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, që vizitoi Suedinë dhe ministrin e saj të Integrimit Evropian, Nemanja Staroviq, që udhëtoi për në Holandë.
A është Serbia një prioritet për BE-në?
Në të njëjtën kohë, Brukseli po merret me kriza të tjera që e ulin Serbinë në listën e prioriteteve të saj.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dushan Reljiq, vëren se Ursula von der Leyen aktualisht po shuan "zjarre shumë më të mëdha" - nga plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën deri te marrëdhëniet me Izraelin dhe Gazën.
"Ngjarjet në Evropën Juglindore kanë pak rëndësi për politikën e BE-së, sepse nuk ka rrezik të madh përkeqësimi. Ajo që mund të shkaktojë një reagim më të thellë ose më të fortë të BE-së është nëse bëhet përsëri e qartë se Aleksandar Vuçiq dhe regjimi i tij po shkatërrojnë rrënjësisht fillimet e demokracisë në Serbi”, tha Reljiq për DW.
Nga ana tjetër, Selakoviq beson se BE-ja është ende e motivuar ta mbajë Serbinë brenda fushës së saj gravitacionale.
"Përndryshe, Serbia do të mbetej duke lundruar në një lloj skenari turk dhe në fakt do të ishte një rrezik shumë më i madh për Bashkimin Evropian sesa nëse do të mbetej në paketën ku njihet njëfarë progresi minimal dhe ku sigurohen interesat strategjike të BE-së", përfundoi ajo./ DW
Tensioni i përshkallëzuar midis Tajlandës dhe Kamboxhias ë...
Gjermania ka një nga hapësirat ajrore më të ngarkuara në b...
Fëmijët në të gjithë Australinë u zgjuan të mërkurën pa qa...
Punimet për zëvendësimin e Urës së Savës në Serbi tashmë k...
Ukraina do të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rr...
Predha me origjinë të panjohur raportohet se kanë rënë pra...
Kequshqyerja vazhdon të ketë pasoja te të rinjtë e Gazës, ...
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha të martën se ka tri mundës...
Një anëtar i Forcave të Armatosura të Britanisë ka humbur ...
Në Spanjë është ngritur alarmi për gripin e shpendëve. Në ...
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç ka filluar luftën nd...
Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të heqë dorë nga ...
Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të mar...
Europa dhe Ukraina rishikuan në Londër planin e paqes të S...
Gjykata e Lartë e Kubës ka dënuar ish-ministrin e Ekonomis...
Dronët që fluturojnë pranë aeroporteve kryesore ose avionë...
Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërim...
Ukraina po finalizon një plan të rishikuar paqeje që prite...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...