
Kina po vjedh teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara për të ushqyer aspiratat e veta dhe për të kryer operacione të shtrirjes së ndikimit të saj, thanë të premten zyrtarë të lartë të FBI-së.
Zyrtarët thanë se Kina dhe kundërshtarët e tjerë të Shteteve të Bashkuara po vendosin në shënjestër bizneset amerikane, universitetet dhe qendrat kërkimore qeveritare për të marrë në dorë studimet dhe produktet më të fundit të Inteligjencës Artificiale.
“Shtetet kundërshtare, veçanërisht Kina, përbëjnë një kërcënim të madh për kompanitë amerikane dhe sigurinë kombëtare, duke vjedhur teknologjinë dhe të dhënat tona të Inteligjencës Artificiale për të avancuar programet e tyre të kësaj teknologjie dhe për të mundësuar fushata të ndikimit të huaj”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së gjatë një bisede informuese me gazetarët.
Kina ka një plan kombëtar për të kapërcyer Shtetet e Bashkuara si fuqia më e madhe e inteligjencës artificiale në botë deri në vitin 2030, por zyrtarët amerikanë thonë se pjesa më e madhe e përparimit të saj bazohet në teknologjinë e vjedhur amerikane.
“Ajo që ne po shohim janë përpjekje nëpër vektorë të shumtë, nëpër industri të shumta, nëpër rrugë të shumta për të kërkuar dhe përvetësuar teknologjinë amerikane … për të qenë në gjendje të rikrijojnë, zhvillojnë dhe avancojnë programet e tyre të Inteligjencës Artificiale”, tha zyrtari i lartë i FBI.
Konferenca e shypit kishte për qëllim të jepte pikëpamjen e FBI-së për peizazhin e kërcënimit, jo për të reaguar ndaj ndonjë ngjarjeje specifike të fundit, thanë zyrtarët.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dha alarmin për synimet e Kinës lidhur me Inteligjencën Artificiale në një takim të sigurisë kibernetike në Atlanta të mërkurën. Ai paralajmëroi se pas “viteve të tëra duke vjedhur si teknologjinë tonë ashtu edhe rezervat masive të të dhënave”, Kina është e pozicionuar mirë “për të përdorur fuqinë e saj të gjerë kibernetike, me Inteligjencën Artificiale, në përpjekje edhe më të fuqishme hakerimi”.
Zyrtari i lartë i FBI-së në konferencën me gazetarët tha se ndonëse FBI-ja mbetet e përqëndruar në blerjet e huaja të teknologjisë dhe talentit të Inteligjencës Artificiale të Shteteve të Bashkuara, ajo ka shqetësime për kërcënimet e ardhshme nga kundërshtarët e huaj që e shfrytëzojnë këtë lloj teknologjie.
FBI-ja ka paralajmëruar se ekstremistët e dhunshëm dhe terroristët po eksperimentojnë me përdorimin e mjeteve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale për të prodhuar eksplozivë./VOA
Raketat ruse goditën një bllok apartamentesh dhe një ndërt...
Grupi kimik BASF njoftoi për tremujorin e dytë një rënie m...
Një studim mbi propagandën dhe lajmet e rreme nga Rusia në...
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Mad...
Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi të premten se do...
Ministri i Mbrojtjes Civile, i Greqisë dha dorëheqjen të p...
Moska zotohet se do të marrë masa të ashpra në përgjigje t...
Shumica e 667 zjarreve që kanë shpërthyer në të gjithë Gre...
Në një studim të fundit të Institutit për Tregun e Punës d...
Qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërth...
Një raport i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Oct...
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili vrau e copëtoi n...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloy...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ...
Tre persona janë gjetur të pajetë në fshatin Rufc të Lipja...
Një anije mallrash e lashtë romake që daton në shekullin e...
Shkencëtarët e NASA-s po mbledhin shkëmbinj të lashtë nga ...
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim pasi zyrtarët g...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngri...
Udhëheqësit afrikanë i kërkuan presidentit rus Vladimir Pu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...