Zjarret në Greqi/ Betejë me 109 vatrat në të gjithë territorin
Zjarrfikësit në Greqi po luftojnë me 109 zjarre në të gjit...

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se në protesta janë lënduar të paktën 42 policë, disa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona.
Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur "një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit".
"Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?", tha Daçiq.
Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve. Më herët, njësitë e xhandarmërisë serbe kishin shtyrë demonstruesit më afër ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, për t’i ndarë nga përkrahësit e pushtetit të mbledhur aty pranë.
Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, një grup burrash me shkopinj ishin mbledhur më herët në afërsi të Shtabit të Përgjithshëm. Opozita nga Fronti e Gjelbër–Majtë publikoi në rrjete sociale një video, duke pretenduar se këta persona ishin mbështetës të pushtetit.
Në Novi Sad, një grup i vogël demonstruesish të maskuar shkaktuan dëme në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas gazetarëve të REL-it. Në zyre nuk kishte anëtarë të partisë dhe nuk kishte as polici me uniformë. Sipas N1, protestuesit nxorën nga aty karrige dhe kuti për vezë. Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë, raporton televizioni N1.
Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.
Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.
Një ditë më parë, gjatë protestave në dhjetëra qytete të Serbisë, ishin shënuar disa incidente dhe përleshje mes protestuesve kundërqeveritarë dhe përkrahësve të pushtetit.
Përfaqësuesit e pushtetit, në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzuan protestuesit për nxitje të trazirave. Prej muajsh, para Parlamentit në Beograd, mbështetës të pushtetit kanë ngritur tenda dhe bllokojnë një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, duke u vetëquajtur “studentë që duan të mësojnë”. Sipas tyre, kjo është përgjigjja ndaj protestave masive kundër Qeverisë në të gjithë Serbinë.
Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad./ Rel
Zjarrfikësit në Greqi po luftojnë me 109 zjarre në të gjit...
Trembëdhjetë persona aziatikë kanë humbur jetën në Kuvajt ...
Disa orë para se të nisej për takimin e tij me presidentin...
Të paktën 8 persona u vranë dhe 18 u plagosën pasi sulmet ...
Më shumë se 9000 hektarë janë djegur nga zjarret në të gji...
Këtë të enjte janë zbuluar detaje rreth takimit të shumëpr...
Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ...
Përleshjet shpërthyen në protestat në Serbi midis kundërsh...
Pas telefonatës me Trump dhe udhëheqësit evropianë, Presid...
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti r...
Ushtria izraelite ka miratuar planet për një operacion të ...
Një anije që mbante pothuajse 100 migrantë u përmbys sot ...
Presidenti Trump do të takohet me Presidentin rus Vladimir...
Një vatër zjarri është vërejtur pranë një objekti mallrash...
Rusia po përgatitet të nisë ofensiva të reja në Ukrainë dh...
Përpara samitit të së premtes me Presidentin rus Vladimir ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, tha se BE-ja përpi...
Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në...
Presidenti i SHBA-së, Trump, angazhimin e planifikuar të g...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka akuzuar ho...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...