Luajti tenis ndërsa qyteti ishte në errësirë/ Kryebashkiaku i Berlinit përballet me thirrje për dorëheqje
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, po përballet me thir...

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale në Hagë nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore që Haga ka marrë tashmë, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare, Marko Millanoviç.
Millanoviç, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Reding në Mbretërinë e Bashkuar, i thotë Radios Evropa e Lirë se, megjithatë, vendimi i administratës së Donald Trumpit, në njëfarë shkalle, e dërgon një mesazh jashtëzakonisht të keq.
Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale në Hagë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (RFE) në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar financimin për institucionin.
Mekanizmi është pasardhësi i Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, i cili ndoqi penalisht krimet e luftës të kryera gjatë luftërave të viteve ‘90 në Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.
Vendimi i Trump ka çuar në tërheqjen e SHBA-së nga 35 organizata jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe 31 organe të tjera të OKB-së. Këto të fundit përfshijnë Mekanizmin.
Siç shpjegohet në memorandumin që shoqëron këtë vendim, për organet që veprojnë brenda Kombeve të Bashkuara, "tërheqja do të thotë ndërprerja e pjesëmarrjes ose e financimit të tyre, në masën e lejuar nga ligji".
Si do të ndikojë vendimi në punën e Mekanizmit?
Mekanizmi u krijua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2010, me idenë e zëvendësimit të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalit Ndërkombëtar Penal për Ruandën.
Ashtu si në rastin e institucioneve të tjera të Kombeve të Bashkuara, Shtetet Anëtare të OKB-së ndajnë kontribute të detyrueshme për ta financuar Mekanizmin, në përpjesëtim me kapacitetet e tyre financiare.
Sipas Millanoviç, në këtë moment është e vështirë të vlerësohet se çfarë pasojash mund të ketë vendimi i SHBA-së në punën e këtij institucioni.
“Në fakt, nuk e dimë nëse ka ndonjë mënyrë alternative për të fituar para”, thotë Millanoviç.
Ai shton se kjo mund të ndikojë në zgjatjen e mandatit të Mekanizmit, i cili skadon këtë vit.
Megjithatë, Millanoviç vëren se deri më tani, as Rusia - e cila është gjithashtu anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit - nuk e ka sabotuar punën e Mekanizmit.
“Dyshoj shumë se Shtetet e Bashkuara do të thonë - ne jo vetëm që nuk do ta mbështesim këtë në mënyrë të qartë, por do të vëmë veton edhe ndaj zgjatjes së mandatit të Mekanizmit. Por, vetë fakti që atyre u mungojnë burimet do të thotë se nuk mund t’i kryejnë të gjitha funksionet që kanë kryer deri më tani”, nënvizon Millanoviç.
Profesor Millanoviç thekson se vendimi i SHBA-së nuk mund të ndikojë në vendimet e dhëna më parë nga Mekanizmi.
"Ato vendime janë dhënë dhe janë përfundimtare", thotë Millanoviç.
Përpara këtij institucioni, ndër të tjerë, zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Sërpska u dënuan përfundimisht për gjenocid dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare gjatë luftës në Bosnje.
Mekanizmi ka lëshuar vendime përfundimtare në çështjet kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, i dënuar me 40 vjet burgim për krime në Bosnje, si dhe ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç, i dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm.
Në maj të vitit 2023, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Jovica Stanishiç, dhe ndihmësi i tij, Franko Simatoviç, u dënuan me nga 15 vjet burgim secili për krime kundër popullsisë joserbe në Bosnje dhe në Kroaci.
Ky vendim i dha fund të gjitha procedurave para kësaj gjykate për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Procedimet kundër dy radikalëve
Millanoviç beson se tërheqja e SHBA-së mund të ndikojë në çështjet që janë në vazhdim, siç është ajo në të cilën Mekanizmi po ndjek penalisht dy anëtarë të Partisë Radikale Serbe të ekstremit të djathtë për shpërfillje të gjykatës.
"Kemi një situatë ku Serbia refuzon të bashkëpunojë me Mekanizmin në atë rast. Tani, kur administrata amerikane po dërgon një mesazh se nuk është më e interesuar për atë gjykatë, kjo do të thotë se çdo presion mbi Serbinë është shumë më i vogël", beson Millanoviç.
Për më shumë se një dekadë, Serbia ka refuzuar të ekstradojë në Hagë anëtarët e Partisë Radikale Serbe, Petar Jojiq dhe Vjerica Radeta. Gjykata e Hagës i akuzoi ata në tetor 2012 për ndikim te dëshmitarët në gjyqin kundër udhëheqësit të partisë së tyre, Vojisllav Sheshel.
Tribunali i Hagës lëshoi fletarrestimin e parë për Jojiqin dhe Radeten në Serbi në vitin 2015, dhe që atëherë Beogradi ka refuzuar t'i ekstradojë ata, duke shpjeguar se nuk ka "asnjë bazë" për këtë, pasi Ligji i Serbisë për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës përcakton detyrimin për të ekstraduar vetëm ata të paditur për krime lufte, dhe jo ata të akuzuar për shpërfillje të gjykatës. Ky interpretim është hedhur poshtë nga gjykata në Hagë në disa raste. /REL
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, po përballet me thir...
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, është shprehur se ...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar 39 persona të enjten...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja...
Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin ...
Disa pjesë të Australisë do të përballen me zjarre masive ...
Pas të shtënave fatale të një gruaje të mërkurën nga një a...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dhjetë vjet më parë, qeveria e Venezuelës transportoi fshe...
Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në Izrael, Gjy...
Legjenda e futbollit anglez, skuadrës së Liverpool-it, Kev...
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të Kosovës jan...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një Memorandum ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se a...
Duka i Sussex nuk pritet të takohet me të atin, Mbretin Ch...
Udhëzimet e reja dietike në SHBA të publikuara të mërkurën...
Ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë më 40 viktima, ...
Bora dhe akulli vijojnë të shkaktojnë kaos në një pjesë të...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...