Kosovë/Ministri: Tentonin që të uzurponin foltoren duke pretenduar se ka shkelje kushtetuese
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështi...

Dy punonjës amerikanë janë plagosur në jug të Rripit të Gazës gjatë një sulmi me granata dore, teksa shpërndanin ndihma humanitare në qytetin Khan Younis. Lajmi u konfirmua nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, raporton BBC.
Sipas njoftimit zyrtar të fondacionit, sulmi ndodhi të shtunën dhe përgjegjësia për të i atribuohet Hamasit, megjithëse ky i fundit nuk ka komentuar ende mbi incidentin. Punonjësit e plagosur ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor. Asnjë civil apo anëtar tjetër i stafit nuk është lënduar.
GHF nisi operacionet e saj në muajin maj, duke shpërndarë ndihma në disa pika në jug dhe qendër të Gazës. Megjithatë, operacioni ka qenë objekt i kritikave të ashpra nga organizata ndërkombëtare për shkak të rrezikut që u kanoset civilëve, të cilët shpeshherë detyrohen të kalojnë në zona lufte për të marrë ndihma.
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe mjekë lokalë, që nga fillimi i operacioneve të GHF, mbi 400 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore. Izraeli nga ana e tij ka deklaruar se sistemi i ri i shpërndarjes synon të parandalojë që ndihmat të përfundojnë në duart e Hamasit.
Fondacioni theksoi se sulmi ndodhi “në përfundim të një shpërndarjeje të suksesshme, gjatë së cilës mijëra banorë të Gazës morën ushqim në mënyrë të sigurt”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se GHF kishte paralajmëruar më parë për “kërcënime të besueshme” nga Hamasi kundër punonjësve amerikanë, atyre palestinezë dhe civilëve.
Ndërkohë, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka raportuar se 32 palestinezë janë vrarë të shtunën nga operacionet ushtarake izraelite.
Të premten, Hamasi deklaroi se ishte i gatshëm për të vijuar bisedimet për një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja parashikon një shkëmbim gradual të pengjeve izraelitë me të burgosur palestinezë, por Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në projektin fillestar.
Sipas burimeve diplomatike, Hamasi kërkon që Shtetet e Bashkuara të garantojnë përfundimin e luftimeve pas armëpushimit dhe që shpërndarja e ndihmave të bëhet vetëm nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat partnere, duke shkarkuar nga ky rol Fondacionin Humanitar të Gazës. Izraeli ka refuzuar deri më tani këto kushte.
Aktualisht, 50 pengje izraelite ndodhen ende në Gaza, dhe besohet se të paktën 20 prej tyre janë gjallë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve ka arritur në 57,338 persona, që prej fillimit të ofensivës izraelite më 7 tetor 2023, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështi...
Banorëve në Teksas u është thënë të evakuohen menjëherë, n...
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të mos...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka bërë një p...
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë al...
Përpjekjet e Pedro Sánchez për të rivendosur Partinë Socia...
Pas ditësh të tëra vape me temperatura që arritën kulme në...
Shqiptari Alban Dervishi është emëruar Komandat i USS Pear...
Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim ...
Irani lëshoi më shumë se 500 raketa balistike drejt Izra...
Kontrollohet me telekomandë me një modem Starlink dhe mund...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë larguar nga salla e K...
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi po vazhdon gjatë natë...
Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze, Rusia e k...
Hamasi njoftoi të premten se kishte paraqitur një përgjigj...
Kancelari gjerman Friedrich Merz diskutoi ofertën e vendit...
Kompania shtetërore hekurudhore franceze SNCF tha se po pë...
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ i Iranit ka mirëpri...
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi disa pjesë të ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...