Sërish pa sukses tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...

Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuvendit të Kosovës, as pas më shumë se 3 muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, subjektet politike janë duke përgatitur listat me emrat e kandidatëve në zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Më pak se 40 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për subjektet politike për të dorëzuar zyrtarisht kandidatët me të cilët do të garojnë në nivelin lokal.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga hapja e afatit për aplikim, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin.
Sipas Elezit, me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ mundëson aplikimin online për dorëzimin e aplikimit së bashku me listat e kandidatëve.
Por, sipas tij, fillimisht, përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org, ndërkaq partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap. Pas vërtetimit të këtij aplikimi, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.
Elezi ka shpjeguar për KosovaPress se të gjithë kandidatët do të verifikohen nga KQZ dhe institucionet tjera, me qëllim që të vërtetohen se të njëjtit janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në mesin e institucioneve që KQZ do të kërkojë verifikim është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndryshe, sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-it; me anë të vendimit të gjykatës, duke përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, ose KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka bërë një p...
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë al...
Përpjekjet e Pedro Sánchez për të rivendosur Partinë Socia...
Pas ditësh të tëra vape me temperatura që arritën kulme në...
Shqiptari Alban Dervishi është emëruar Komandat i USS Pear...
Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim ...
Irani lëshoi më shumë se 500 raketa balistike drejt Izra...
Kontrollohet me telekomandë me një modem Starlink dhe mund...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë larguar nga salla e K...
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi po vazhdon gjatë natë...
Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze, Rusia e k...
Hamasi njoftoi të premten se kishte paraqitur një përgjigj...
Kancelari gjerman Friedrich Merz diskutoi ofertën e vendit...
Kompania shtetërore hekurudhore franceze SNCF tha se po pë...
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ i Iranit ka mirëpri...
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi disa pjesë të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh me...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të fillojë zyrt...
Një shtresë e rrallë dëbore e dendur ra në disa pjesë të T...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...