Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Ndërsa Turqia ka intensifikuar sulmet e saj kundër forcave kurde në Sirinë verilindore, që i cilëson si organizatë terroriste, civilët në rajon shprehen të shqetësuar për mundësinë e një operacioni tokësor të ushtrisë turke. Banorët e zonës po kërkojnë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria siriane për t’u mbrojtur nga këto kërcënime.
Turqia ka shtuar sulmet ajrore pranë kufirit të saj me Sirinë verilindore, duke shënjestruar disa zona të kontrolluara nga forcat kurde, të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
Tensionet u shtuan pas thirrjes këtëj javë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që ofensiva e re të përfshijë edhe forcat tokësore.
Rritja e dhunës ka shqetësuar civilët në Qamishli dhe qytetet tjera siriane pranë kufirit turk.
“Nuk kemi të shkojmë edhe po të kemi frikë. Edhe nëse largohemi, burrat dhe djemtë tanë nuk vijnë me ne. Do të qëndrojmë dhe do të presim për aq kohë sa mundemi”, thotë Madina Mohammed, banore e qytetit Qamishli.
Turqia i cilëson Forcat Demokratike të Sirisë, të udhëhequra nga kurdët në rajon, si grup terrorist dhe i fajëson ato për shpërthimin e fundit në Stamboll që vrau të paktën tetë persona.
Forcat Demokratike siriane mohojnë akuzat.
Banorët po i bëjnë thirrje koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër organizatës “Shteti Islamik”, që t’i mbrojë nga sulmet e vazhdueshme turke.
“Amerika duhet të luajë rol më të madh në mbrojtjen e kurdëve. Ne nuk po kërkojmë që të na ndihmojnë në krijimin e një shteti kurd. Po kërkojmë thjesht të na mbrojë nga kërcënimet turke”, thotë Bave Ahmed, banor i qytetit Qamishli.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë gjithashtu se Ankaraja ka çdo të drejtë që të mbrohet nga kërcënimet që vijnë nga Siria.
Disa banorë të Qamishlit po kërkojnë përfshirjen e qeverisë siriane, sepse siç thonë ata sulmet turke po shkelin sovranitetin e vendit.
“Çështja kurde duhet të zgjidhet përmes negociatave me Damaskun. Kjo është mënyra e zgjidhjes së problemit në mënyrë të drejtë dhe paqësore”, thotë zoti Ahmed.
Sipas zyrtarëve kurdë 13 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të Turqisë./VOA
Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrah...
Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gj...
Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e mar...
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërk...
Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes ...
Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin...
Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Brukse...
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrel, thotë se do të siguro...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ...
Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje...
Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për strategjinë e re...
Gjyqtarët e një gjykate federale të apelit me qendër në At...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndër...
Një skifter është e vetmja gjë që fluturon këto ditë nënto...
Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicione...
“Jepini një shans diplomacisë!” Kjo frazë përsëritet poth...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat me n...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën pr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...