Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar.
Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).
Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se SHBA-ja shpreson që të shohë zgjatjen e mëtejme të pauzën, por ai theksoi se kjo varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje.
Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Blinken “do të diskutojë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, që përkon me ligjin ndërkombëtar humanitar, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, mbrojtjen e jetës së civilëve gjatë operacioneve të Izraelit në Gazë dhe përshpejtimin e dërgimit të ndihmës humanitare për civilët në Gazë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i DASH-it, Mattheë Miller.
Ai tha se Blinken po ashtu do të diskutojë për parimet për Gazën e pasluftës, por edhe për nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit. Në Bregun e pushtuar Perëndimor, Blinken pritet të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë besojnë se Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.
Nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, Blinken do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutojë me liderët rajonalë të cilët do të jenë pjesëmarrës në samitin e klimës COP28.
Blinken është angazhuar në diplomaci të furishme duke tentuar që të parandalojë që konflikti në Gazë të përhapet, që ndihma humanitare për palestinezët në këtë territor të zgjerohet, të sigurohet lirimi i pengjeve dhe që shtetasit e huaj dhe ata me shtetësi të dyfishtë të mund të largohen nga Gaza për në Egjipt./ Rel
Presidenti rus Vladimir Putin dha miratimin e tij zyrt...
Akademia Botërore- Brainobrain Kosova ka përfaqësuar shtet...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri...
Në Argjentinë ka shpërthyer gripi i shpendëve. Zyrtar...
Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hul...
Një virus i derrit ka infektuar një person në Britani ...
Gjatë fundjavës, Rusia kreu sulmin e saj më të madh me dro...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ans...
Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe B...
Një burrë nga Koreja e Jugut është dënuar me një vit e...
Shpërthimi i Etnës javët e fundit po lë imazhe me bukuri t...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nënto...
Ministri i jashtëm i Greqisë Stavros Papastavro, ka fo...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një ...
Në një artikull të botuar në gjermanen "Bild", korresp...
Një stuhi dëbore që solli erëra të forta ka mbul...
Më shumë se gjysma e evropianëve thonë se buxheti i ty...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...