Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Presioni i Kinës ndaj Tajvanit po rritet. Pas vizitës në SHBA të presidentes tajvaneze, Tsai, Kina filloi të shtunën manovrat ushtarake pranë ishullit. SHBA paralajmëron për një sulm ushtarak dhe pasojat globale të tij.
Të shtunën Kina filloi manovrat ushtarake pranë Tajvanit në kohën e rritjes së tensioneve pranë ishullit. Manovrat treditore janë një "paralajmërim" ndaj "forcave separatiste" në Tajvan bëri të ditur ushtria kineze të shtunën. Ato pasojnë menjëherë pas vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven në SHBA. Tsai e akuzoi Pekinin për "ekspansionizëm autoritar". Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri fjalë për një rrezikim "serioz" të sigurisë rajonale.
Nëse Kina sulmon ushtarakisht Tajvanin, kjo do të kishte pasoja globale, ka paralajmëruar edhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Blinkeni ka thënë për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe, se kjo mund të çojë në një krizë ekonomike globale. Tajvani ka një rol kyç në tregtinë globale. "Çdo ditë kalojnë me anije rreth 50% e tregtisë botërore në rrugën detare të Tajvanit. Të paktën 70% e gjysmëpërçuesve prodhohen në Tajvan", ka thënë Blinken.
Kina nuk e pranon më status-quonë, paqen prej vitesh dhe stabilitetin që ka sjellë ai në rajon. Qeveria në Pekin ka rritur presionin ndaj Tajvanit dhe "nxjerr në pah fuqinë ushtarake", theksoi Blinken.
Ndihmë e mëtejshme amerikane
Kryediplomati amerikan ka premtuar ndihmë të mëtejshme me armë nga SHBA për republikën e vogël demokratike të ishullit. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga qeveria e Pekinit një zgjidhje të konfliktit me marrëveshje. "Duke iu referuar marrëdhënies me Kinën ne kemi qëndrimin që të gjitha dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore." Blinken theksoi, se SHBA i mbetet politikës "Një Kinë".
Në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai-Ing-ven në SHBA, Kina vendosi sanksione kundër organizatorëve të aktiviteteve me presidenten tajvaneze, Tsai. Sipas Ministrisë së Jashtme në Pekin, edhe Biblioteka Presidenciale, Ronald Reagan ndëshkohet me sanksione, sepse aty u zhvillua një takim i Tsait me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Sanksionet u vendosën edhe kundër Institutit Hudson, që e vlerësoi me medalje presidenten e Tajvanit.
Qeveria komuniste kineze e shikon Republikën e Tajvanit si pjesë të Republikës Popullore të Kinës të krijuar në vitin 1949, megjithëse Tajvani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e saj. Tajvani me 23 milionë banorë e shikon veten si vend të pavarur./ DW
Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyç...
Mbrëmjen e 2 prillit OPEC+ bëri një njoftim të befasis...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë p...
Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ...
Djali i miliarderit George Soros është bërë "ambasador" de...
Sipas një studimi të ri, njerëzit kanë konsumuar drogë ...
Suedia ka pranuar të ekstradojë një shtetas turk, Omer Alt...
Josep Borrell, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit E...
Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë n...
Parisi do të ndalojë shumë shpejt dhënien me qira të s...
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një dro...
Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet...
Një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tj...
Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri ...
Policia e Kosovës ka arrestuar qytetarin serb me inicia...
Militantët palestinezë kryen disa sulme të premten, duke v...
Dokumentet e klasifikuara që kanë të bëjnë me planifikimin...
Moska paralajmëroi të premten se mund të mos i përmbahet m...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk është tërhequr ...
Rusia ka rifituar avantazhin në betejën për qytetin e Ba...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...