Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se NATO-ja duhet të marrë të gjitha masat që të jetë e përgatitur për vitin e ardhshëm mes agresionit të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës dhe kërcënimeve të tjera.
Zoti Blinken foli së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës, që pritet të jetë i fundit ku ai merr pjesë si shef i diplomacisë amerikane, përpara se administrata e Presidentit Joe Biden të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.
"Është një moment jetik, mendoj, që aleanca të sigurohet që të jemi të përgatitur për vitin në vijim," u tha zoti Blinken gazetarëve, duke shtuar se ai ndante shqetësimet e zotit Rutte për gjendjen në Ukrainë, si dhe sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës strategjike të Ukrainës.
Në krye të axhendës së takimit është konsolidimi i mbështetjes së aleatëve për Ukrainën, përpara kthimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas Departamentit të Shtetit.
Presidenti Joe Biden ka shtuar dërgimin e armëve dhe materialeve të tjera në Ukrainë gjatë muajve të fundit dhe ka lehtësuar kufizimet se si mund t'i përdorë Kievi ato para largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.
Synimi i tij është që ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të favorshëm të mundshëm për të negociuar një zgjidhje. Takimi i NATO-s vjen në kushtet kur Moska ka bërë përparime të ndjeshme në konflikt dhe trupat e Koresë së Veriut janë angazhuar për të ndihmuar forcat ruse.
Zoti Trump ka qenë skeptik për ndihmën e SHBA-së për Kievin dhe ka sugjeruar se administrata e tij do ta ulë ndjeshëm ose do t’i japë fund asaj.
Nga Brukseli, zoti Blinken do të shkojë në Maltë, ku do të marrë pjesë të enjten në një takim të ministrave të jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila po përballet me zhvillimet e fundit në Ukrainë, Gjeorgji dhe gjetkë./ VOA
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë ...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të ma...
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit...
Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duk...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka shfaqur dys...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Ukrainën për herë ...
A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
Izraeli ka kryer sulmin më të madh kundër Libanit prej kur...
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësi...
Një gjykatës i Delaware ka rrëzuar edhe një herë paketën e...
Qeveria kineze ka kritikuar vendosjen e një sërë kontrolle...
Manjatja vietnameze, Truong My Lan, ka humbur apelin kundë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksporte...
Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka p...
Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evrop...
Qindra luftëtarë nga grupet e armatosura irakiane që mbësh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz vizitoi të hënën Ukrain...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...