Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë.
Derisa Ukraina do të jetë çështja kryesore politike, gjatë këtij takimi pritet që formalisht të aprovohen marrëveshje të arritura në çastet e fundit për çështje përfshirë edhe pozitat e larta për siguri dhe të drejtat të njeriut në këtë organizatë, ku fuqitë perëndimore shpesh e akuzojnë Rusinë se i shkel të drejtat e njeriut dhe normat ndërkombëtare.
Takimi i ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë nga 57 shtete anëtare nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia Qendrore këtë vit është lënë nën hije nga kthimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, këshilltarët e të cilit po shqyrtojnë propozime për t’i dhënë fund luftës që do t’i falte Rusisë pjesë të mëdha të Ukrainës.
Duke qenë se Trumpi do ta marrë detyrën pas rreth një muaji, fuqitë perëndimore synojnë ta përsërisin mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa Rusia sipas të gjitha gjasave do t’i përsërisë kritikat ndaj OSBE-së.
Lavrov deklaroi vitin e kaluar se OSBE-ja " në thelb po shndërrohet në një shtojcë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian".
Kjo është vizita e parë e Lavrovit në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
OSBE-ja është pasardhëse e një organizate të themeluar gjatë Luftës së Ftohtë për t’i angazhuar në dialog lindjen dhe perëndimin. Megjithatë, vitet e fundit, dhe sidomos pas pushtimit të Ukrainës, Rusia e ka përdorur të drejtën e vetos, që e ka çdo vend anëtar, për t’i bllokuar shumë vendime kyçe, shpesh duke e paralizuar organizatën.
Këtë vit, megjithatë, vendet që po e bllokojnë marrëveshjen për buxhetin e OSBE-së janë Armenia dhe Azerbajxhani, sipas diplomatëve, për shkak të mospajtimeve lidhur me konfliktin e tyre në territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakut.
Diplomatët thonë se këtë javë është arritur një marrëveshje për të plotësuar katër pozicione të larta në OSBE, duke përfshirë atë të sekretarit të përgjithshëm, të cilin do ta marrë Feridun Sinirlioglu i Turqisë./ Rel
Propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump...
Autoritetet në Rumani kanë zbuluar detaje të asaj që duket...
Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie...
Këshilltarët e Presidentit të zgjedhur Donald Trump pu...
Sean “Diddy” Combs po përballet me një padi të re se k...
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë më 5 ...
Këtë të mërkurë është rrëzuar qeveria e kryeministrit të F...
Zyrtarët palestinezë thonë se grupet Fatah dhe Hamas janë ...
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimev...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në...
Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se s...
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, tha se në ...
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me...
Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, ...
Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatje...
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...