Atentat në Manhattan/ Vritet kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimev...

Zyrtarët palestinezë thonë se grupet Fatah dhe Hamas janë afër arritjes së marrëveshjes për të emëruar një komision me teknokratë të pavarur politikisht për të administruar Rripin e Gazës pas lufte. Një marrëveshje e tillë do t’i jepte fund sundimit të Hamasit dhe do të ndihmonte në avancimin e bisedimeve për armëpushim me Izraelin.
Këto dy fraksione rivale kanë bërë disa përpjekje të pasuksesshme për t’u pajtuar që kur Hamasi mori pushtetin në Gazë në vitin 2007. Izraeli ndërkohë kundërshton çdo rol të Hamasit apo Fatahut në Gazën e pasluftës. Fatahu kontrollon Autoritetin Palestinez, i cili gëzon mbështetjen e Perëndimi.
Një zyrtar i Autoritetit Palestinez konfirmoi të martën se është arritur një marrëveshje fillestare pas negociatave disa javëshe në Kajro. Zyrtari tha se komisioni do të ketë 12 deri 15 anëtarë, shumica e të cilëve do të jenë nga Gaza.
Ky komision do t’i raportonte Autoritetit Palestinez, i cili e ka selinë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe do të punonte me palët vendase dhe ndërkombëtare për të lehtësuar ndihmat humanitare dhe rindërtimin.
Një zyrtar i Hamasit tha se Hamasi dhe Fatahu ranë dakord për kornizat e përgjithshme, por që ende po negociojnë mbi detajet dhe individët që do të shërbejnë në këtë komision. Zyrtari tha marrëveshja do të shpallet pas takimit me të gjitha fraksionet palestineze në Kajro, por nuk dha një afat kohor.
Dy zyrtarët pranuan të flasin me kusht që të mos identifikoheshin ngaqë nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat për bisedimet. Izraeli nuk i ka komentuar këto zhvillime.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e dhjetëra pengjeve. Ai thotë se Izraeli do të mbajë kontrollin mbi sigurinë në Gazë për një kohë të pacaktuar dhe do të vazhdojë të mbajë korridore të hapura brenda territorit, ndërkohë që çështjet civile në pjesën tjetër do të administrohen nga palestinezët e Gazës që nuk kanë lidhje me Autoritetin Palestinez dhe Hamasin.
Asnjë palestinez nuk është paraqitur vullentar për një rol të tillë dhe Hamasi ka bërë kërcënime për të gjithë ata që do të bashkëpunonin me ushtrinë izraelite.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që një Autoritet Palestinez i reformuar të qeverisë Bregun Perëndimor dhe Gazën për një periudhë kohore, para shpalljes eventuale të shtetit palestinez. Qeveria izraelite, që e kundërshton idenë e shtetit palestinez, thuhet se po diskuton planin e pasluftës me Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilat Izraeli i normalizoi marrëdhëniet në vitin 2020 dhe të cilat mbështesin krahun e Fatahut.
Zyrtari i Hamasit tha se kjo marrëveshje palestineze do të përmbushte njërin prej synimeve të luftës së Izraelit, duke i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë. Mbetet e paqartë nëse zyrtarët izraelitë do ta shohin këtë marrëveshje si të tillë.
Përpjekjet e mëparshme për bashkimin e Autoritetit Palestinez dhe Hamasit kanë dështuar, shpesh për shkak të garës mes dy rivalëve për pushtet. Edhe tani brenda grupeve ka fraksione që i kundërshtojnë bisedimet.
Sekretari i Përgjithshëm i Fatahut, Jibril Rajoub e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se është “gabim që kemi pranuar të diskutojmë për këtë çështje.” Ai tha se kjo zgjidhje do të thellonte ndasitë ndërmjet Bregut Perëndimor dhe Gazës duke u pajtuar me krijimin e dy administratave. Ai tha se Hamasi duhej të kishte lejuar Autoritetin Palestinez që të rimarrë qeverisjen e Gazës. “Ne përfaqësojmë unitetin e tokës dhe qeverisë”, tha ai.
Autoriteti Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor, e njeh shtetin e Izraelit dhe bashkëpunon me të për çështjet e sigurisë, një qasje që është e papranueshme për palestinezët, shumë prej të cilëve e konsiderojnë atë si bashkëpunëtor të pushtuesit. Izraeli thotë se Autoriteti nuk ka bërë sa duhet për të luftuar militantët dhe nxitjen e urrejtjes.
Komisioni do të merrte përgjegjësitë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin, sipas zyrtarit të Hamasit. Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përpjekje gjatë vitit të fundit të ndërmjetësojnë një marrëveshje të tillë, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht./ VOA
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimev...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në...
Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se s...
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, tha se në ...
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me...
Ish-Komisioneri Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, ...
Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatje...
Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë priorite...
Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe top...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një...
Presidenti Aleksander Vuçiç tha në Bruksel se Beogradi dhe...
Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk ë...
Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut kanë dorëzu...
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja K...
Kina njoftoi të martën se po ndalon për arsye parimore eks...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusis...
Nën presionin politik në rritje, presidenti i Koresë së Ju...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...