Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.
Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya - e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj - konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit.
"Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër", shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar.
John Coale, zëvendës i emrisarit amerikan Keith Kellogg, tha në një postim në X më 21 qershor se lirimi i 14 të burgosurve u realizua në bashkëpunim me Qeverinë e Lituanisë.
Ihar Karney, ish-gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, që në Bjellorusi njihet si Radio Svaboda, u lirua gjithashtu. Ai ishte arrestuar në vitin 2023 dhe më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për “ekstremizëm”, të cilat ai i mohon.
Tsikhanouski kishte tentuar që të kandidonte kundër Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020, por ishte arrestuar para votimeve. Më pas, gruaja e tij garoi si kandidate e opozitës në ato zgjedhje.
Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve, gjë që nxiti protesta të dhjetëra mijëra bjellorusëve të cilët thanë se zgjedhjet ishin manipuluar. Protestat zgjatën me muaj, teksa bjellorusët kërkon që Lukashenka – i cili është në pushtet që nga viti 1994 – të largohej dhe vendi të mbante zgjedhje të reja.
Zgjedhjet e gushtit 2020 u refuzuan si të manipuluara nga opozita dhe Perëndimi, ndërsa vendi, nën drejtimin e Lukashenkas, nisi të shtypte protestuesit, duke arrestuar mijëra dhe duke detyruar shumicën e figurave kryesore të opozitës të largohen nga vendi.
Disa protestues janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ekzistojnë dëshmi të besueshme për përdorimin e torturës ndaj disa prej të arrestuarve.
Lukashenka mohon se votat janë manipuluar dhe ka refuzuar që të negociojë me opozitën e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan, 68 vjeç, si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë vendosur atij dhe zyrtarëve të lartë bjellorusë sanksione si reagim ndaj “falsifikimit” të votës dhe shtypjes ndaj protestave pas mbajtjes së zgjedhjeve./ REL
Mediat iraniane kanë pranuar se një tjetër shkencëtar bërt...
Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të P...
Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se ai dhe Sek...
Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, F...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ushtri...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore ndërsa konfl...
Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të j...
Britania, Irlanda, Zvicra dhe disa vende të tjera kanë njo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t'i kërk...
Në fund të vizitës së tij në Qendrën e Transmetimit Santa ...
Irani raportoi për një tërmet me magnitudë 5.22 në Teheran...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit nj...
Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Lirido...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot homazhe n...
Zelanda e Re ka miratuar përdorimin e kufizuar mjekësor të...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Më shumë vende europiane po evakuojnë qytetarët e tyre nga...
Ministrat e jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe G...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se "Izraeli është d...
Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...