Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...

Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur emigrantët në Ballkanin Perëndimor?
Kanë kaluar 7 vjet që nga vala e parë e emigrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra emigrantë kanë qëndruar në Bosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kosovën për të strehuar rreth 50 emigrantë që do të deportohen nga SHBA-ja, gjë që mund të konfirmojë njoftimet e mëparshme se administrata Trump do ta përdorë Ballkanin Perëndimor si qendër deportimi.
Trafikimi i emigrantëve
Sa i përket B-H, kjo çështje është rishfaqur pas valëve të emigrantëve të viteve të fundit, në të cilat dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën duke kaluar kufijtë ilegalisht. Gjithçka ka marrë edhe një dimension politik, pasi njoftimi nga Britania e Madhe për deportimin në B-H nuk mund të zbatohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje ripranimi, e cila kërkon pëlqimin e të tria grupeve etnike në B-H, gjë që do të jetë e vështirë të ndodhë nëse nuk ka ndonjë interes të fshehur ose "shlyerje borxhi".
Republika Serbe ishte e para që kundërshtoi një plan të tillë, prandaj është planifikuar një seancë e Asamblesë Kombëtare të RS për të marrë një qëndrim mbi çështjen e emigrantëve në territorin e këtij entiteti. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, nuk ka mundësi deportimi, sepse nuk ka marrëveshje për këtë.
"Ne nuk do të jemi 'parking' për këtë ndërsa unë drejtoj Republikën Serbe. B-H nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asnjë vend europian për të pranuar emigrantët që i kanë ftuar të vijnë tek ata. Ne nuk i kemi ftuar ata dhe nuk duam të pastrojmë rrëmujën e tyre që kanë lënë në këtë drejtim", tha presidenti i RS, Milorad Dodik.
Ai i dërgoi një nismë parlamentit për të shqyrtuar informacionin në lidhje me emigrantët në mënyrë që "të miratohen masa në lidhje me njoftimet e qeverive të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në kohën e duhur".
Dodik kritikoi opozitën e RS, e cila është përpjekur të largojë SNSD-në nga pushteti muajt e fundit, se është gati të bëjë gjithçka për disa pozicione në Sarajevë, përfshirë importimin e emigrantëve.
Anëtari i Bordit Kryesor të SDS-së, Marinko Bozhoviq, u përgjigj menjëherë.
"Nëse do t'ju ofronin heqjen e sanksioneve, nuk do të mendoheshit dy herë," shkroi ai në "Facebook", duke iu përgjigjur Dodikut. Mbërritja e emigrantëve në kampet e mbyllura?
Aktualisht ka katër kampe për emigrantë në B-H - Lipa dhe Boriqi si dhe Blazhuj dhe Ushivak. Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, është krijuar nisma për të mbyllur urgjentisht kampin Blazhuj.
"Kampi i emigrantëve dhe të gjitha krimet që po shohim, përfshirë vrasjet, po krijojnë një problem të madh për popullsinë lokale dhe zhvillimin e komunës Ilixha," tha përfaqësuesi i SDP në parlament Sasha Maganoviq, i cili është nismëtari i mbylljes së kampit.
Megjithatë, për të mbyllur një kamp, ??është e nevojshme të hapet një i ri që do të plotësonte të gjitha nevojat për pritjen e përkohshme të emigrantëve, sipas Shërbimit për Çështjet e të Huajve.
"Pavarësisht se çfarë emigrantësh janë, ne i pranuam, ndërsa ata bëjnë gjithçka. Do t'i dëboja të gjithë nga këtu. Le të ktheheshin në vendet e tyre ose të shkojnë në Europë. Ata hapën kufijtë për ta”, thonë disa qytetarë të Sarajevës.
Jo shumë kohë pas krizës më të madhe të emigrantëve në B-H kur disa qendra u dogjën e disa u mbyllën, qindra emigrantë pritën me ditë të tëra një vendim nga autoritetet për fatin e tyre.
Pas kësaj u krijuan katër kampe, por situata e sigurisë aty është jashtëzakonisht e pafavorshme. Popullata dhe disa politikanë kërkojnë mbylljen e disa prej tyre. Sidomos pas njoftimeve se numri i emigrantëve mund të rritet nëse njoftimet për deportimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë të vërteta.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i B-H, Elmedin Konakoviq, thotë se nuk ka informacion në lidhje me deportimin e mundshëm të emigrantëve, por ai është gati të flasë.
"Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e zgjidhjes së problemit të dikujt tjetër. Nëse kjo është nisma e miqve tanë nga Britania e Madhe, ne do të themi seriozisht dhe me argumente se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë B-H", thotë Konakoviq.
Shërbimi për Çështjet e të Huajve në B-H thotë se në këto kushte, pranimi i emigrantëve nga Britania e Madhe është i pamundur.
"Nuk e kuptoj se si kanë ndërmend ta bëjnë këtë. B-H nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe", tha drejtori i Shërbimit për Çështjet e të Huajve, Zharko Laketa.
Lidhur me nismën për të krijuar të ashtuquajturën Qendër Kthimi në vendet e treta për azilkërkuesit, Human Rights Watch njoftoi se Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një "depo për emigrantët".
"Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një depo për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve”, kumtoi organizata e të drejtave të njeriut. Ajo përmendi shembullin e Bosnjë-Hercegovinës që tashmë po përdoret "si një vend grumbullimi për njerëzit që aksidentalisht e gjejnë veten në transit për në BE”./ DW
Britania, Irlanda, Zvicra dhe disa vende të tjera kanë njo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t'i kërk...
Në fund të vizitës së tij në Qendrën e Transmetimit Santa ...
Irani raportoi për një tërmet me magnitudë 5.22 në Teheran...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit nj...
Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Lirido...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot homazhe n...
Zelanda e Re ka miratuar përdorimin e kufizuar mjekësor të...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Më shumë vende europiane po evakuojnë qytetarët e tyre nga...
Ministrat e jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe G...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se "Izraeli është d...
Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gj...
Shërbimet e emergjencës në Izrael po u përgjigjen zjarreve...
Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe...
Izraeli po e ndryshon "fytyrën e botës" me luftën e tij ku...
Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publik...
Programi bërthamor i Iranit, për të cilin Irani gjithmonë ...
Sipas ekspertëve kibernetikë, një bazë të dhënash që përmb...
Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Sh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...