Iran-Izrael/ A ka diplomacia ende një shans?
Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gj...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se "Izraeli është duke bërë punën e pistë, për të gjithë ne në Iran". Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në Berlin.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se "Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne në Iran". "Ky togfjalësh ka shkaktuar acarim në grupin parlamentar të SPD-së", thotë eksperti i politikës së jashtme, Adis Ahmetoviq, për portalin "ZDFheute.de".
Kundërshtime të forta erdhën edhe nga të Gjelbrit, Partia e Majtë dhe aleanca e Sahra Wagenknecht. Ndërsa kancelari i sheh pikëpamjet e tij si të justifikuara nga reagimet.
"Kjo deklaratë mori miratim në masë të madhe", tha Merz në Berlin. Kishte vetëm disa zëra kritikë që ai nuk pranoi t'i komentonte. Kritikët e Merz i referohen një fraze në një intervistë për ZDF në margjinat e samitit të G7 në Kanada.
Moderatorja Diana Zimmermann përdori në fakt fjalën "punë të pista" në pyetjen e saj dhe Merz e përmendi atë: "Zonja Zimmermann, jam mirënjohëse ndaj jush që përdorët termin 'punë e pistë'. Kjo është puna e pistë që Izraeli bën për të gjithë ne. Ne jemi gjithashtu të prekur nga ky regjim. Ky regjim mullahësh ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në botë", tha Merz. Ai shprehu "respektin më të madh" që ushtria dhe qeveria izraelite "patën guximin ta bënin këtë".
Deklaratë "e çuditshme"
Politikani i SPD-së, Ahmetoviq, zëdhënës i politikës së jashtme për grupin e tij parlamentar, u distancua nga kjo deklaratë e kancelarit: "Qëllimi kryesor në këtë situatë shumë të ndjeshme është deeskalimi. Toni i kancelarit nuk është shumë i dobishëm në këtë pikë", tha ai.
Kolegu i tij i SPD-së, Ralf Stegner, i tha Der Spiegel: "Kur kancelari thotë se Izraeli po bën punën tonë të pistë në Iran, kjo është më shumë se e çuditshme."
"Komente injorante"
Opozita ishte edhe më e qartë. Raportuesja e të Gjelbërve për Lindjen e Mesme dhe Iranin, Luise Amtsberg, kritikoi si zgjedhjen e fjalëve ashtu edhe përmbajtjen e deklaratës së Merz. Ajo tha: "Në vend të komenteve cinike dhe injorante nga kancelari, pres që qeveria federale të bëjë gjithçka që mundet për të ulur shkallëzimet në këtë situatë të tensionuar."
Politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, i tha Welt TV: "E konsideroj zgjedhjen e fjalëve të ngathët." Në Iran, 80 deri në 90 për qind e njerëzve janë kundër regjimit islamist, por shtoi se "nga sulmet e Izraelit në Iran po vdesin edhe civilët".
Pellmann: "Një skandal"
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann, kritikoi edhe më ashpër: "Fakti që kancelari Merz tani po e hedh poshtë ligjin ndërkombëtar dhe po përqafon logjikën shkatërruese të 'së drejtës së më të fortit' është një skandal dhe dëmton në mënyrë masive reputacionin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara dhe më gjerë".
Deklaratat e Merz ishin një refuzim i sundimit të ligjit dhe normave ndërkombëtare. "Shumica prej nesh ndoshta ende nuk e dinë se ku mund të përfundojë kjo", tha Pellmann për dpa.
AfD: "Mungesë respekti dhe dëmtim"
AfD e quajti deklaratën e Merz-it si "mungesë respekti dhe dëmtuese për reputacionin e Gjermanisë". "Kontributi aktiv në luftë nuk është në interes të Gjermanisë apo të Europës", kumtuan Alice Weidel dhe Tino Chrupalla.
"Politikanët e Europës duhet të mbrojnë qytetarët e tyre nga efektet negative të konfliktit në Lindjen e Mesme, siç janë lëvizjet e emigracionit ose sulmet dhe të kontribuojnë me diplomaci në vendosjen e paqes."
BSW: "Standarde të dyfishta"
Kryetarja e BSW, Sahra Wagenknecht, foli për një deklaratë të paprecedentë. Merz "legjitimon në mënyrë të paturpshme një luftë agresioni që shkel ligjin ndërkombëtar, e cila tashmë ka marrë jetën e qindra civilëve në Iran", tha Wagenknecht. Kjo është një thyerje e traditës së moderimit të politikës së jashtme.
Deklaratat e Merz shkaktuan mosbesim edhe në komunitetin gjermano-iranian.
"Z. Merz, ju nuk jeni prekur fare nga ky regjim. Para së gjithash, ata që preken janë 80 milionë njerëzit në Iran që kanë jetuar nën shtypjen vdekjeprurëse të këtij regjimi për 46 vjet", shkroi gazetarja Gilda Sahebi në "Instagram". Ajo shtoi se qeveria izraelite nuk po bënte "punën e pistë"; ??kjo ishte puna e shumë njerëzve që po u rezistonin atyre në pushtet. "Këta njerëz tani po bombardohen."/ DW
Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gj...
Shërbimet e emergjencës në Izrael po u përgjigjen zjarreve...
Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe...
Izraeli po e ndryshon "fytyrën e botës" me luftën e tij ku...
Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publik...
Programi bërthamor i Iranit, për të cilin Irani gjithmonë ...
Sipas ekspertëve kibernetikë, një bazë të dhënash që përmb...
Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Sh...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve në gazetën Wall S...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekze...
Qeveria në detyrë e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në t...
Një raketë ka goditur afërsinë e zyrave të delegacionit të...
Fordou duket të jetë një nga objektivat kryesore të sulmev...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të enjten...
Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerar...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot lagjen ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se Izrael...
Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se masat si heqja e ...
Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...