Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim mbi Iranin brenda dy javëve të ardhshme
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027.
Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027.
Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.
Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi më 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri”.
Sipas draftit të deklaratës, udhëheqësit e NATO-s riafirmojnë angazhimin për mbrojtje kolektive sipas Nenit 5 dhe vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët dhe demokracinë. Ata zotohen për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje në të paktën 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2032 – 3.5 për qind për kapacitetet ushtarake dhe 1.5 për qind për infrastrukturën kritike, inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.
Mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë dhe do të përfshihet në llogaritjet e shpenzimeve të mbrojtjes. Aleanca angazhohet gjithashtu të forcojë industrinë e përbashkët të mbrojtjes, të heqë barrierat tregtare dhe të promovojë bashkëpunimin teknologjik mes aleatëve, sipas draftit të deklaratës.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama – i cili muaj më parë e fitoi mandatin e katërt – kishte paralajmëruar verën e kaluar se Shqipëria do ta mirëpriste samitin e NATO-s më 2027.
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte mikpritëse e një takimi të rëndësishëm këtë vit, pasi mblodhi liderët e mëdhenj evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian në maj.
Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj.
NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro.
Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut./ REL
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve në gazetën Wall S...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekze...
Qeveria në detyrë e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në t...
Një raketë ka goditur afërsinë e zyrave të delegacionit të...
Fordou duket të jetë një nga objektivat kryesore të sulmev...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të enjten...
Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerar...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot lagjen ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se Izrael...
Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se masat si heqja e ...
Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovë...
Mëngjesin e sotëm Irani ka goditur me raketa Izraelin, duk...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ai dh...
Izraeli u godit nga një valë e re raketash iraniane të enj...
Një stërvitje detare kineze pranë Japonisë ka ngjallur shq...
Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti Donald Trump...
Televizioni shtetëror iranian i ka paralajmëruar përdorues...
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura...
IDF thotë se Izraeli ka nisur "tre valë të mëdha sulmesh" ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...