Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për të 34-tën herë konstituimi i Kuvendit
Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovë...

Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.
“Po i ndjekim me kujdes arrestimet dhe dëbimet. U kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, u tha në përgjigjen e dërguar nga BE-ja.
Autoritetet e Kosovës, që nga 15 qershori, kanë dëbuar pesë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetonin në Kosovë, me arsyetimin se “përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët ka bërë të ditur se vendimin për heqjen e shtetësisë e ka marrë mbi bazën e Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.
Nga Ambasada gjermane në Kosovë, më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë po ashtu se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.
Edhe nga Ambasada e Italisë në Kosovë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se po e ndjek me kujdes situatën rreth dëbimit të pjesëtarëve serbë të policisë, por edhe arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu, në Serbi.
“Thirrja jonë për të dyja palët është që të veprojnë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Ambasada Italiane në Kosovë.
Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.
Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë.
Nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thanë se nuk kanë informacione të plota rreth dëbimit të pjesëtarëve të MPB-së serbe dhe heqjes së shtetësisë kosovare, prandaj nuk mund të komentojnë për raste konkrete. Megjithatë, nga OSBE-ja thanë se po e ndjekin me kujdes situatën.
“Ne theksojmë se në situata të tilla, institucionet duhet t’i përmbahen sundimit të ligjit dhe procedurës së rregullt ligjore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thanë nga OSBE-ja për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, një grup organizatash joqeveritare serbe ka reaguar më 18 qershor, duke shprehur “shqetësim të thellë për praktikën e fundit të dëbimit të qytetarëve të nacionalitetit serb, me qëndrim të përhershëm dhe me familje në Kosovë, pa heqje paraprake të shtetësisë, pa gjykim dhe pa të drejtë ankese”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në reagimin e saj vlerësoi se bëhet fjalë për “politikë të përndjekjes së një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.
Po ashtu, tha se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe se i ka informuar për gjithçka përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës.
Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare./ REL
Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovë...
Mëngjesin e sotëm Irani ka goditur me raketa Izraelin, duk...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ai dh...
Izraeli u godit nga një valë e re raketash iraniane të enj...
Një stërvitje detare kineze pranë Japonisë ka ngjallur shq...
Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti Donald Trump...
Televizioni shtetëror iranian i ka paralajmëruar përdorues...
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura...
IDF thotë se Izraeli ka nisur "tre valë të mëdha sulmesh" ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António G...
Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që...
Një raport i ri zbuloi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Irani k...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës është paraqitur k...
Hapësira ajrore e Izraelit është mbyllur që kur vendi nisi...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kërcën...
Irani po përgatitet të sulmojë bazat amerikane në Lindjen ...
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, th...
Të paktën 26 fluturime për në Indonezi dhe nga resorti ish...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei kërkoi sot përmes...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...