Brenda një bunkeri nëntokësor?/ Ku fshihet lideri suprem i Iranit, Khamenei
Një raport i ri zbuloi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali ...

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin, deklaroi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke lënë të kuptohet se qëllimi i SHBA-së mund të bëhet më i qartë në ditët në vijim.
Duke dëshmuar para një komiteti të Senatit, Hegseth ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, duke mos pranuar të thotë nëse Pentagoni ka përgatitur opsione për sulme ndaj Iranit.
Megjithatë, kur u pyet me këmbëngulësi nga ligjvënësit, ai e pranoi se është i gatshëm ta zbatojë çdo urdhër në lidhje me Iranin dhe paralajmëroi se Teherani duhet ta kishte dëgjuar thirrjen e Trumpit për të bërë marrëveshje mbi programin bërthamor, para se Izraeli t’i fillonte sulmet ajrore të premten.
"Ata duhet të kishin bërë marrëveshje, fjala e presidentit Trump ka peshë. Bota e kupton këtë. Dhe, në Departamentin e Mbrojtjes, puna jonë është të jemi gati dhe të përgatitur me opsione – dhe pikërisht këtë po bëjmë", tha Hegseth para Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit.
Më herët të mërkurën, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin apo objektet e tij bërthamore, por tha se durimi i tij është sosur.
Duke folur pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump e përsëriti thirrjen e tij për “dorëzimin e pakushtëzuar” të Iranit.
“Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di çfarë do të bëj”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundër Iranit.
Trump tha se Irani madje kishte lënë të kuptohet se dëshiron të dërgojë zyrtarë të vet në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për t’i ndalur sulmet ajrore të Izraelit, por shtoi se “është shumë vonë”.
Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.
Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit prej atëherë./ REL
Një raport i ri zbuloi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Irani k...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës është paraqitur k...
Hapësira ajrore e Izraelit është mbyllur që kur vendi nisi...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kërcën...
Irani po përgatitet të sulmojë bazat amerikane në Lindjen ...
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, th...
Të paktën 26 fluturime për në Indonezi dhe nga resorti ish...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei kërkoi sot përmes...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vijoi sot vizitën e sa...
Qeveria iraniane u ka kërkuar qytetarëve të tij të çinstal...
Një mesazh televiziv nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajato...
Izraeli pritet të jetë një nga vendet e para të synuara ng...
Papa Leo XIV ka ripërsëritur thirrjet e Kishës për çarmati...
Presidenti i SHBA Donald Trump po shqyrton mundësinë e bas...
TikTok do të vazhdojë të ekzistojë për të paktën tre muaj ...
Ndërsa sirenat bien dhe mbrojtja ajrore izraelite kap kërc...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gj...
Izraeli nisi një sulm të madh të premten me sulme në kryeq...
Marina Amerikane pritet të ketë dy grupe sulmi për transpo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...