Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri/ Pjesa më e madhe e pajisjeve, e blerë në fshehtësi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ushtri...

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për Sirinë, me qëllim që të përshpejtohet rindërtimi dhe të mundësohet kthimi i mëtejmë i refugjatëve, pas afër 14 vjetësh luftë civile.
“Jam këtu gjithashtu për t’i bërë një apel komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë më shumë ndihmë, më shumë asistencë për qeverinë siriane në këtë sfidë të madhe të rimëkëmbjes së vendit”, u tha Grandi gazetarëve, në margjinat e një vizite në Damask.
Sirianët që ishin zhvendosur brenda vendit ose kishin ikur jashtë, kanë filluar gradualisht të kthehen në shtëpitë e tyre që nga dhjetori, kur u rrëzua nga pushteti Bashar al-Assadi, i cili me shtypjen brutale të protestave paqësore kundër qeverisë në vitin 2011 kishte shkaktuar luftën civile.
Megjithatë, shkatërrimi në shkallë të gjerë, përfshirë edhe infrastrukturën bazë, vazhdon të jetë një pengesë e madhe për kthimin e sirianëve.
Grandi tha se mbi 2 milionë njerëz janë kthyer në zonat e tyre të origjinës, përfshirë rreth 1.5 milionë të zhvendosur brenda vendit, ndërsa rreth 600 mijë të tjerë janë kthyer nga vendet fqinje si Libani, Jordania dhe Turqia.
“Dy milionë, sigurisht, janë vetëm një pjesë e vogël e numrit shumë të madh të refugjatëve dhe të zhvendosurve sirianë, por është një shifër shumë e madhe”, tha ai.
Sipas UNHCR-së, afër 13.5 milionë sirianë vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.
Konflikti në Siri zhvendosi rreth gjysmën e popullsisë para luftës, me shumë të zhvendosur brenda vendit që kërkuan strehim në kampet në veriperëndim të vendit.
Grandi tha se pas rrëzimit të Assad-it, pengesa kryesore për kthimin e njerëzve ishte “mungesa e shërbimeve, mungesa e strehimit, mungesa e punës”, duke shtuar se agjencia e tij po punon me autoritetet siriane dhe qeveritë rajonale “për të ndihmuar njerëzit të kthehen”.
Me heqjen e sanksioneve perëndimore, autoritetet e reja siriane po shpresojnë për mbështetje ndërkombëtare për të nisur përpjekjet për rindërtimin e vendit. OKB-ja ka vlerësuar se për rindërtimin e Sirisë do të nevojiten më shumë se 400 miliardë dollarë./ Rel
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ushtri...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore ndërsa konfl...
Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të j...
Britania, Irlanda, Zvicra dhe disa vende të tjera kanë njo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t'i kërk...
Në fund të vizitës së tij në Qendrën e Transmetimit Santa ...
Irani raportoi për një tërmet me magnitudë 5.22 në Teheran...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit nj...
Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Lirido...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot homazhe n...
Zelanda e Re ka miratuar përdorimin e kufizuar mjekësor të...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Më shumë vende europiane po evakuojnë qytetarët e tyre nga...
Ministrat e jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe G...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se "Izraeli është d...
Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gj...
Shërbimet e emergjencës në Izrael po u përgjigjen zjarreve...
Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe...
Izraeli po e ndryshon "fytyrën e botës" me luftën e tij ku...
Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publik...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...