Europol identifikon 821 rrjetet kriminale më kërcënuese në BE
Europol, nëpërmjet një raporti të fundit, identifikon rrje...

Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëriten thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.
Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Në pyetjen se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një përgjigje të përgjithësuar.
“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiç. Unë mund të përsëris se bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano. Ai përsëriti thirrjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes si çështje urgjente dhe se kjo, sipas këtij zëdhënësi, po u komunikohet palëve nga ana e bllokut.
“Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, tha Stano.
Në pyetjet e përsëritura se pse BE-ja nuk deklarohet nëse Serbia, me veprimet e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po e shkel marrëveshjen, Stano përsëriti se “Këshilli i Evropës është një organizatë e ndryshme nga BE-ja”.
Edhe në pyetjen se a e marrin seriozisht kërcënimin e Serbisë se do të largohet nga Këshilli i Evropës në rast se Kosova bëhet anëtare, ky zëdhënës i BE-së ka përsëritur se nuk i takon BE-së të komentojë për këtë çështje.
“Këshilli i Evropës është një organizatë krejtësisht e ndryshme nga Bashkimi Evropian. Pra, kjo nuk duhet të ngatërrohet. Nëse një vend vendos të nisë diskutimet për t’u larguar nga anëtarësia në Këshillin e Evropës apo të modifikojë anëtarësinë, kjo vërtetë nuk është diçka që i takon Bashkimit Evropian të komentojë”, u shpreh Stano. Ai shtoi se, megjithatë, Këshilli i Evropës është një organizatë shumë e rëndësishme për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./ Rel
Europol, nëpërmjet një raporti të fundit, identifikon rrje...
Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti, ndë...
Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se ka shkarkuar dy ...
Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ...
Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje...
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...
Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nu...
Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e polic...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njof...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izrael...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një reagim në ...
Më 4 prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekue...
Autoritetet daneze janë në gatishmëri të lartë për shk...
Autoritetet turke arrestuan 340 persona në të gjithë v...
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar më shumë ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u shpre...
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështje...
Një djalë dyvjeçar në shtetin jugor të Indisë, Karnata...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...